OH HILAL dhe UKA Komerc ndanë ndihma humanitare

137

OH HILAL dhe UKA Komerc ndanë ndihma humanitare
OH “Hilal” vazhdon traditën e bashkëpunimit me një nga kompanitë më të fuqishme shqitare në vend, UKA Komerc. Aksionit humanitar përgjatë Muajit të Ramazanit kjo kompani iu bashkangjit me shumë vullnet dhe përmes OH HILAL ndau mbi 300 pako me ndhma humanitare.
Me këtë rast, u dëshmua edhe një herë se, transparenca e aksioneve humanitare të “Hilal”-it po bën që gjithnjë e më shumë kompani e organizata t’i bashkangjiten asaj dhe të donojnë ndihma të cilat në mënyrë profesionale po shpërndahen nëpër target grupin e përbërë prej skamnorëve, të ngratëve e hallexhinjëve myslimanë në vend, të evidentuar nga këshillat e xhemateve të xhamive tona anekënd vendit.
“Jemi shumë të lumtur që gjithnjë e më shumë po na ofrohen kompani e organizata që po shprehin dëshirë përmes nesh të shpërndajnë ndihma humanitare. Transparenca dhe profesionalizmi ynë ka bërë që të ruajmë partnerët tanë dhe të na përgjigjen në çdo aksion tonin humanitar. Një prej tyre është edhe kompania UKA Komrc e cila është e njohur për shpirtgjërësinë e vet në aksione humanitare. Sapo shpërndamë mbi 300 pako me artikuj ushqimore dhe, me këtë aksion po i afrohemi përmbylljes së dhjetra aktiviteteve të ndërmarra përgjatë Muajit të Ramazanit. Gjthësesi që aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe më tej”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti
uka

uka1