OH Hilal dhe EVN përmbyllin vitin me aktivitete
Më 27 dhjetor 2012 Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RM realizoi aksion humanitar në bashkëpunim me Kompaninë Energjetike, EVN.
Në këto kohë të vështira socio-ekonomike që po zotërojnë në vendin tonë, duke u nisur nga aspekti se shumë qytetarë kanë nevojë për artikuj ushqimorë dhe ndihma elementare të jetës së tyre, në zyrët e OH Hilal, u shpërndanë artikuj ushqimore për 215 familje.
HILAL dhe EVN po bashkëpunojnë shumë fuqishëm, andaj edhe me këtë akt human dëshmuan se në çdo kohë janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë edhe për gjërat elementare të jetës.
Në prani të mediave elektornike dhe shtypit ditor, Kryetari i OH Hilal Mustafa Dauti tha se: “Organizata Humanitare Hilal në bashkëpunim me EVN shpërndanë artikuj ushqimor për 215 familje. Ky aksion është njëri nga shumë aksionet që kemi realizuar në vitin 2012 me kompaninë energjetike EVN, por gjithashtu mbetemi me shpres se edhe në vitin 2013 do të realizojmë shumë aktivitete me të cilin hap kemi treguar dhe mbetemi në atë qëndrim se duhet t’i ndihmojmë familjeve të cilët kanë nevoj.” Nga ana tjetër, zëdhënësi i EVN –së, Atanas Kovaçevski shprehu kënaqësi për këtë bashkëpunim dhe vlerësoi tejmase kooperimin që kanë me OH Hilal, duke theksuar se nuk është i rastësishëm ky bashkëpumin mes EVN dhe HILAL.
“Edhe më tutje do të kooperojmë dhe bashkëpunojmë me OH Hilal, e cila organizatë humanitare me veprën e saj ka dëshmuar se shoqërisë duhet ndihmuar dhe se humaniteti duhet të reflektojë edhe më shumë në mesin tonë, andaj me humanizmin tonë që kemi të ndërtuar personalitetin tonë gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.”
Next Post
Comments are closed.