[:al]Vendbanimet mysimane më të goditura nga varfëria dhe skamja pa dyshim që janë ato që shtrihen përgjithësisht në Maqedoninë Lindore. Diskriminimi i përgjithshëm ua bën edhe më të vështirë jetën soiale, prandaj, OH HILAL e BFI në RM vëmendje të veçantë i ka kushtuar myslimanëve të kësaj pjese të shtetit.
Më se gjashtë ton ndihma humanitare OH HILAL i ka shpërndarë në vendet që mbulohen nga Myftinia e Shtipit. Kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, bashkë më Myftiyn e kësaj Myftinie Isa ef. Ismalin, u shpërndanë pako me artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik individëve dhe familjarëve të cilët ishin evidentuar nga operativa si raste nga më të rëndat sociale në këtë qendër.
Myftiu efendi Ismaili ka falënderuar dhe ka përshëndetur angazhimin vetëmohues të kryetart të kësaj organizate humanitare, Mustafa Dauti, i cili është në krye të detyrës sa humane aq edhe islamike, sa njerëzore aq edhe vëllazëroe. “Myslimanët e Maqedonisë Lindore gjithnjë kanë shpresë dhe bindje se i vetmi Institucion në vend që nuk i braktis dhe nuk i harron është Bashkësia Islame e Maqedonisë. Politika udhëheqëse e Reisul Ulemasë sonë H. Sulejman ef. Rexhepit ka qenë që gjithnjë, myslimanët e vendit, të trajtohen njësoj dhe të ndjehen të përbashkët nën të vetmin kulm vëllazëror të BFI në RM. Ne emër të këtyre skamnorëve e jetimëve ju shpreh falënderimet për donatorët, për stafin e Hilalit si dhe për Kryetarin tonë, H. Sulejman ef. Rexhepin”, ka thënë veç të tjerash Myftiu Isa ef. Ismaili.
Nga ana e vet, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka falënderuar punën e operativës së kësaj Myftinie e cila me punën paraprake, me listën e hartuar dhe me angazhimin e myslimanëve të vendit, ka mundësuar që ky aksion të jetë kaq transparent kurse këto pako të përfundojnë në duart e skamnorëve, të varfërve dhe jetimëve më të goditur nga probemet e rënda sociale. Është detyrë e jonë që të jemi vigjientë në zbatimin e kërkesës së Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, që gjithnjë të shprehim përkujdesjen tonë institucionale për të gjithë ata që janë në nevojë. Ne, me aq sa kemi mundësi, me miq e me donatorë, po përpiqemi që t’u përgjigemi kërkesave gjithnjë e më të shumta për ndihma humanitare. Kjo është detyra jonë dhe ne me këto aksione do të vazhdojmë edhe më tej”, është shprehur Mustafa Dauti[:]
Comments are closed.