Nuk mund të jemi në shërbim të paraklisave politike

takimMë 14.10.2013, në selin e Bashkësisë Fetare Islame të RM, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Ambasadorin Ralf Breth, udhëheqës i misionit të OSBE në Shkup. Fillimisht, z. Breth kërkoi falje që nuk mund të vijë ekskluzivisht dhe t’ia uroj Reisit dhe mbarë myslimanëve Bajramin në ditën që vijon, por shfrytëzoi rastin që nga takimi i realizuar që sot të uron BFI, Reis ul Ulemanë dhe mbarë myslimanët festën e Kurban Bajramit! Gjatë bisedës në vazhdim ambasadori Breth ishte i interesuar për atmosferën e përgjithshme dhe ecurit aktuale në vend?! Reis ul Ulema njoftoi se BFI edhe më tutje është objekt diskriminimi në vend, të marrur nëpërkëmbë nga politika e Qeverisë aktuale, jemi të pambrojtur në apektin e të drejtave dhe lirive fetare, jemi shumë të shqetësuar nga mosveprimi i ligjit në Maqedoni, shpeshherë jemi viktim e partizimit të pushtetit dhe mospasjen e autonomisë së pushteteve si ai legjislativ, ekzekutiv e sidomos ai gjyqësor. Ka sende të trishtueshme që gjukata administrative e vetmja në nivel shtetëror që për çështje të plotëfuqishme prononcohet ndryshe. Jemi të pakënaqur në çështjen e denacionalizimit dhe parimisht padrejtësia që ushtrohet ndaj nesh, mosbarazia mes bashkësive fetare në vend duke favorizuar vetëm Kishën Ortodokse Maqedonase në të gjitha poret, del në kundërshtim me realitetin e RM, si shtet multietnik, multikonfesional dhe

multikulturor. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua rreth çështjes së ezanit, ku Reis ul Ulema theksoi se ajo nuk është çështje spontane dhe e rastit, por është provokim dhe ngacmim politik që mund të ketë pasoja të paparashikueshme nëse edhe më tej politika kontribuon në këtë drejtim. Kjo papërgjegjësi politike apo më mirë thënë aventurë nuk ka qenë as në ishsistemin politik të cilin në gjuhën e përditshme politike me plot gojë e quajm sistem totalitar, nëse ajo është ashtu, atëher si duhet të emërtojmë këtë sistem politik dhe sa është në shërbim të Maqedonisë si shtet i pavarur dhe Sovran?! Statusi jonë në këtë vend realisht, historikisht, politikisht dhe juridikisht nuk është i njejtë me statusin e muslimanëve në disa shtete të evropës nga një arsye shumë e madhe dhe realiteti është me ne se asnjëherë nuk kemi qenë ardhacak me status të përkohshëm, por jemi autokton dhe kemi bashkëjetu me gjithë të tjerët, andaj nuk ia vlen që myslimanët e këtij nënqielli të ngacmohen në çështje shumë të ndjeshme siç është ezani, ngase mund të shpërthen ndonjë send e pakontrrolluar. Pra, artikulimi i jehonës së ezanit do të jetë i përhershëm s’bashku me popullin musliman të këtij nënqielli. Sa i takon çështjes së Oktisit, ne asnjëherë nuk jemi kundër kishave dhe objekteve të feve tjera, këtë e kemi dëshmuar në praktikën tonë, por nuk mund të jemi në shërbim të paraklisave politike, atje ku nuk ka ortodoks në ambiente të pastërta myslimane. Ambasadori në fjalë u interesua për takimin mes dy liderëve të bashkësive më të mëdha në vend të cilin dëshironte ta organizon Komisioni për çështje fetare lidhur me ngjarjet në Oktisi?! Ef. Rexhepi shprehi se personalisht mes Tij dhe z.z. Stefanit nuk ka bariera në aspektin si lider fetar, prandaj nuk kemi edhe paragjykime që dikush të ndërmjetëson për takimin tonë. Nëse ka qenë qëllimi të diskutohet për paraklisen në Oktisi e shofim të pavend dhe provokuese, nga një arsye se komisioni për çështje fetare prej vitit 2001 kur edhe u dogj xhamia e Prilepit edhe pse BFI gjatë tërë kohës ka punuar dhe ka arritur ti siguron të gjitha aktet normative gjithashtu edhe në fshatin LLazhec të Manastirit, për fat të keq ky komision asnjëherë nuk e pa të rrugës të ndërmjetëson për tejkalimin e këtij veprimi antiligjor dhe antidemokratik që ushtrohet mbi supet tona.

Ambasadori, Brath shprehi fjalë miradije për rolin e BFI në drejtim të transparencës, dialogut , bashkëjetesës dhe ruajtjes së rendit dhe paqës dhe përmendi shembullin konkret të BFI dhe Reis ul Ulemasë me asgjësimin e protestave kohë më parë që startonin ditëve të xhuma nga xhamia e Jahja Pashës edhe atë pa organizator.

Comments are closed.