NJOHTIM PËR KURBAN BAJRAMIN

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Rijaseti i BFI, për shkak të situatës aktuale me koronavirusin
Kovid-19, ka anuluar organizimin e Manifestimit qëndror tradicional të
namazit të Kurban Bajramit, i cili në bazë të Takvimit, sivjet është 31 Korrik 2020,
ndërsa koha faljës për Shkup është në ora 06:06 min.
Muftitë e Muftinive të BFI-së t`i prinë xhematit në faljen e namazit të Kurban
Bajramit, në njërën nga xhamitë kryesore të territorit të Muftinisë përkatse, duke e
përcjellur mesazhin e Reisul-Ulemasë të BFI-së.
Gjatë faljës së Kurban Bajramit, gjithsesi duhet t`u përmbaheni masave, të cilat vlejnë
edhe për faljen e namazeve ditore, siç janë:

– Dezinfektimi i xhamive;
– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;
– Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e
dorezave;
– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;
– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;
– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;
– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet
e xhamisë;
– Namazi i Sabahut të falet në shtëpi;
– Falja e Namazit të Kurban Bajramit të mos zgjatë më shumë se 15 min;
– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të
mbyllura;
– Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike;

– Largimi nga vizita e varrezave;
– Gjatë ditëve të Ditëve Bajramit vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.

E gëzofshi Kurban Bajramin,
u.d. Reisul-Ulema i BFI-së në RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.