Njoftim

Pas takimeve që Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri,  realizoi kohë më parë me dy kryetarët e qendrave islame-shqiptare të Norvegjisë, me seli në Oslo dhe të Australisë, me seli në Danderang Melburn-Viktoria, pas bisedave lidhur me zhvillimet dhe organizimin e jetës fetare në vendlindje dhe në diasporë,  është biseduar edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë mes BFI dhe Qendrave islame në diasporë. Mes tjerash, prej tyre janë kërkuar edhe teologë të cilët do të shërbenin në këto qendra.

 

fabdi

Afrim ef. Tahiri dhe Kryetari i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Oslo, z. Fati Abdi.

hfera

Afrim ef. Tahiri dhe kryetari Qendrës Fetare dhe Kulturore Shqiptare në Oslo, z. Hamdi Fera.

 

Afrim ef. Tahiri dhe kryetari i Qendrës Islame në Danderang Melburn-Viktoria të Australisë, z. Bujar Sulejmani.
Me këtë rast shpallim këtë njoftim:
1. Qendra Kulturore Islame Shqiptare në Oslo (Norvegji) kërkon një teolog islam me kontratë  1-vjeçare;
2. Qendra Fetare dhe Kulturore Shqiptare në Oslo (Norvegji) kërkon një teolog islam;
3. Qendra Islame në Danderang Melburn-Viktoria të Australisë kërkon një teolog islam me kontratë 2-vjeçare.
Të interesuarit mund të paraqiten në Rijasetin e BFI-së për të bërë aplikimin,  duke sjellë me vete dokumentacionin, diplomën dhe, nëse kanë, dëshminë për master të përfunduar. Informata më të hollësishme mund të merren në BFI në Shkup.

Comments are closed.