Njoftim për Opinionin

Bashkësia Fetare Islame e R.M me keqardhje konstaton në katastrofën natyrore e cila ndodhi në pjesën juglindore të Turqisë ku humbën jetën shumë njerëz dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Nga shkaku që ne muslimanët e R. Maqedonisë ashtu sikur të gjithë qytetarët tjerë kemi një përvojë të hidhur me ngjarje të asaj natyre dhe në kushte të tilla na u ofrua dora e solidarizmit nga të tjerët.
Si shprehje të solidaritetit tonë islam, Bashkësia Fetare Islame shpallë njoftim se të xhumanë e ardhshme ( e premte) më 04.11.2011 do të organizohet akcion humanitar në grumbullimin e mjeteve financiare në të gjitha xhamitë e R. Maqedonisë për nevojat e vëllezërve tanë në R. Turqisë të cilët pësuan nga tërmeti.
I thërasim të gjithë nënpunësit fetar të BFI, hatibët, imamët dhe strukturat tjera fetare të sqarojnë vlerën e solidaritetit tek muslimanët e vendit tonë me vëllezërit tanë në Turqi, dhe e lusim Allahun Fuqiplotë të shpërblen të gjithë për kontributi e dhënë.
Reis ul Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

akcion humanitar pr turqi

Comments are closed.