“ Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i saj, por te Ai arrin devotshmëria ( bindja) e juaj.” ( Suretul Haxh: 37)
Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, festa e Kurban Bajramit është më 15.10.2013 ( e martë), gjegjësisht më 10 Dhulhixhe 1434 H.
Me këtë rast BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vendin tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që kjo festë të sjell unitet, afërsi, dashuri, harmoni dhe solidaritet në mesin tonë.
Mbetemi me shpresë se Allahu Fuqiplotë do të pranon nga ne therrjen e Kurbanit dhe Haxhin e gjithë atyre që janë në vendet e shenjta, por gjithashtu edhe adhurimet dhe ibadetet tjera që i bëjmë për hirë të Madhëris së Tij.
Na qoftë për hajr festa e Kurban Bajramit!
Comments are closed.