NJOFTIM

E K S P O Z I T Ë
“Trevat Lindore të Shqiptarëve gjatë shekullit XX”
Bashkësia Fetare Islame e R.M me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, organizon ekspozitë:“ Trevat Lindore të Shqiptarëve gjatë shekullit XX” në Çifte Hamam në Çarshi të Vjetër të Shkupit.
Në këtë ekspozitë do të shpalosen 65 tablo me 211 dokumente arkivore, fotografi, harta dhe materiale të ndryshëm ilustrues si: raporte, analiza, elaborate, procese gjyqësore, memorandum, protesta, demonstrate etj. dokumente të cilat flasin për rezistencën atdhetare dhe pozitën diskriminuese të shqiptarëve gjatë periudhës së regjimit të Mbretërisë dhe Federatës komuniste Jugosllave.
Ekspozita do të jetë e hapur që nga 13 deri më 15 Nëntor 2012. Hapja solemne është në 13 Nëntor, ora 17:00.

Comments are closed.