Një xhuma me mysafirin nga Emiratet e Bashkuara

Të premten më 29.04.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, prita edhe njëherë mysafirin e BFI e RMV nga Emiratet e Bashkuara Shejh Abdullah Abdulkerim Ez-Zer’uni, për ti shprehur mirënjohje dhe rrugë të mbarë për në vendin e tij.
Në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulemaja i ndau një dekoratë në gjuhën arabe Shejh Abdullah Abdulkerim Ez-Zer’unit.
Me qëllim të respektit, ata së bashku me gjithë drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI falën namazin e xhumasë në Xhaminë Isa Beu në Shkup, ku patën një pritje të ngrohtë nga imami Hoxhë Muharem ef. Ismaili dhe Këshilli i xhamisë, ku edhe pjesëmarrja masovike e besimtarëve nuk mungonte. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.