Një vizitë muslimanëve të Pullës së Kroacisë

Sipas protokolit të Meshihatit të BI të Kroacisë, delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, vizituan Mexhlisin e Pullës.
Ishte një gëzim i madh nga pritja madhështore e besimtarëve të Qendrës Islame të Pullës.
Të shoqëruar nga Muftiu Prof Dr. Aziz Hasanoviç dhe Zëvendësi i tij Mr. Mevludin Arsllani, si dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Dr. Milaim Fetai, delegacioni pati një pritje madhështore nga Esad ef Jukan – imam dhe Haxhi Gazi Deari, të cilët informuan për rezultatet si dhe për projektin madhështor që po bëjnë përpjekje për ta realizuar.
Besimtarët me vëmendje dëgjuan fjalët përshëndetëse të delegacionit të BFI. Akti i pritjes së fëmijëve të mësimbesimit islam ishte befasia më e këndshme. Ishin raste të paharruara nga besimtarët nga të gjitha nacionalitetet.

Comments are closed.