NJË TAKIM PREKËS ME MUFTIUN E UKRAINËS

Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef, Fetai gjatë vizitës në konferencën në Abu Dhabi, pati një takim vëllazëror me Myftiun e Ukrainës Ahmed Temimin.
Pas këtij takimi, Reisul Ulemaja postoi në faqen e tij në facebook se: “Ishte e dhimbshme të dëgjosh Myftiun e muslimanëve të Ukrainës Haxhi Ahmed Temimin. Ishte vështirë të dëgjosh rrëfimet e tij për masakrat dhe gjenocidin Rus në Ukrainë, shkroi Kryetari i BFI të RMV.
“Do ia dalim ta mbrojmë vendin, po bile edhe me jetë e familje”- përgjigjej me dinjitet Myftiu i nderuar. Dhe duke vazhduar më tha: “Jemi mbi dy milion myslimanë në Ukrainë”.
Duhet theksuar se gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ka patur shumë takime me personazhe dhe figura eminente të botës islame, me të cilët ka këmbyer informata dhe eksperienca të ndryshme, duke thelluar edhe më tepër bashkëpunimin e Bashkësisë Fetare Islame me simotrat e saj nëpër botë.

Comments are closed.