Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Një pritje nga Ambasada Shqiptare në Shkup

Një pritje nga Ambasada Shqiptare në Shkup

Me rastin e Festës Kombëtare, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, zotëri Fatos Reka dhe zonja Ilira Reka kanë organizuar më 26 nëntor, 2019, një pritje në Aleksandar Palace Hotel. Kanë qenë të pranishëm përfaqësues të jetës shoqërore-politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarë të Bashkësive Fetare, njerëz të kulturës, të artit, të sportit dhe të ftuar të tjerë. Nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë Kryetari i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, mr. Muzemil Osmani – Shef i Kabinetit, mr. Mustafa Dauti – Kryetar i OH “Hilal” dhe Muhamer ef. Veseli – Drejtor i Agjencisë për Standardin Hallall.
Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ose Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1443 heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. 469 vite më vonë, më 28 Nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i Dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali, i cili ngriti flamurin në Vlorë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni