NJË MBRĒMJE E MREKULLUESHME E MATURANTËVE TË GJENERATËS SË 35 NË MEDRESENË ISA BEU

Në mënyrë solemne u bë përcjellja e gjeneratës së XXXV. Kjo tregon se çdo shtëpi e muslimanit po pasurohet me medresanta. Në këtë manifestim të pranishëm ishin: Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Zv.drejtori Zuhejr Rexhepi, profesorët dhe edukatorët.
Programi filloi më ashere, më pas me fjalimet e tyre u paraqitën, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ku përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre dhe përgëzoi këshillin edukativo arsimor të medresesë për mundin e tyre që e kanë dhënë në edukimin e gjeneratave të reja, “Gjatë karierës time si nëpunës fetarë kënaqësinë më të madhe e kam periudhën kur kam qenë në medrese. Uroj maturantët me lutje tek Allahu që tju prinë e mbara” tha mes tjerash Kryetari i BFI, Reisul Ulema nH. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi pasi përshëndeti të pranishmit u shpreh i bindur se kjo gjeneratë ka ndërtuar një bazament të fuqishëm në përvetësimin e njohurive të përgjithshme fetare dhe në të njëjtën kohë paraqet një gur të forcuar në kalanë e ndërtuar të dijes, në kultivimin e vlerave të mirëfillta të kulturës islame në vendin tonë. Dëshiroj që ju të jeni një brez intelektual e ideor që do ti prini ndërtimit të jetës islame si formë e vetme shoqërore e institucionale, kulturore dhe ekonomike.
Në fund urime për të gjithë. Ju dëshiroj shëndet dhe drita e të madhit Allah tju shëndritë dhe të shpërndahet nëpërmjet rrezeve të dijes dhe edukatës në familjet tuaja dhe shoqërisë dhe popullit tonë. Zoti ju bekoftë ne jetësimin e fjalës së Allahut Fuqiplotë.
Nxënëset e pasuruan programin me ilahi.
Edhe një përjetim i bukur në ambientet e medresesë nga nxënëset, stafi arsimor dhe gjithë të pranishmit.
Medreseja vazhdon rrugëtimin e saj drejt shtigjeve të reja dhe sukseseve!
Urime maturantëve!

Comments are closed.