Një libër i ri nga Zekerija Idrizi
Ka dalë nga shtypi libri “Stop dukurive të shëmtuara në shoqëri” i autorit Zekerija Idrizi. Siç tregohet në Hyrje, libri është shkruar pas bisedës që është bërë me Fexhri Abdullahun nga Shemshova e Tetovës, për të cilin autori thotë se “e njoh qysh kur kam ardhur në Berlin, në vitin 1997”.
Në nëntitull libri ka thashethemet, shpifjen, zilinë, përçarjen dhe tradhtinë, të cilat Z. Idrizi i vë në spikamë, për të dalë pastaj me shenjën STOP – të një dijetari islam, sigurisht, jo të policit – për të kërkuar eliminimin e tyre “nga shoqëria shqiptare”, siç e thekson ai. Duke e kërkuar “insani kamilin” (njeriun e përsosur), Z. I. thotë: Nuk bën të tallemi me njëri-tjetrin; Paragjykimet, spiunimet dhe tradhtia nuk kanë vend te një mysliman; Zilia, sëmundje e rëndë e shpirtit; Stop autoritaritetit, për gjithçka duhet konsultuar; Kundër përçarjes, për bashkim; Lëvizja besimtare në shërbim të bashkimit islamik; Myslimani nuk guxon të ndahet nga bashkësia etj.
Libri, i vënë tashmë në qarkullim, është botim i Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Shkup.
Comments are closed.