Një hafize e re e Kuranit

Në prezencën e Reis-ul-Ulemasë të Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, myftiut të Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, myftiut të Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, drejtorit të Medresesë Isa Beu, prof. Ibrahim Idrizi, profesorëve të Medresesë, hoxhallarëve dhe para një numri të madh të xhematit,  në fshatin Studeniçan të Shkupit u promovua hafëzja e re e Kur’anit Selma Memeti.
Ajo hifzin (mbamendjen) e Kur’anit e mbaroi tek mualimja Nesibe Memeti.
Ashtu siç njihet në shkollë si njëri nga nxënësit më të dalluar, po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm e kreu provimin e hafëzllëkut para komisionit të Hifzit, të përbërë nga prof. Shafi Osmani, prof. Sheval Azizi dhe hfz. Sadudin Sulejmani.
hafizee

hafizeeee

Gjatë promovimit të kësaj hafëzje, Reis-ul-Ulema i BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalën e tij të rastit para besimtarëve uroi hafëzen e re për angazhimin e saj të dhënë në mbamendjen e Kur’anit dhe theksoi: “Vërtet më la përshtypje ky prezantim i hafëzes së re të Kur’anit. Të jesh hafëze e Kur’anit është krenari! Me këtë sukses të arritur jo vetëm familja e hafëzes që është krenare, por të gjithë ne jemi krenarë, ngase BFI-së iu bashkangjit edhe një rojtare (mbrojtëse) e Kur’anit. Të jesh hafëz, do të thotë të jesh mbrojtës dhe ruajtës i fjalës së Allahut Fuqiplotë, meqë kemi të bëjmë me fjalën që është mrekulli e pavdekshme. Muhamedi (s. a. v. s.) thoshte:      “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” Andaj,  pozita e atyre që mësojnë Kur’anin dhe atyre që ua mësojnë të tjerëve është shumë e lartë dhe shpërblimin e asaj vepre e bën vetëm Krijuesi i Gjithësisë, Allahu (xh. sh.).
Kur’ani është vepër hyjnore,  e zbritur më shumë se katërmbëdhjetë shekuj më pare. Me mesazhin e vet hyjnor që posedon,  bëri që të ndryshojnë konceptet shoqërore. Ai ruan vlerat e popujve dhe në mënyrë të veçantë ndihmon në ngritjen dhe edukimin e njeriut.”
Kryetari i BFI-së uroi mualimen për kontributin e dhënë, për ndihmën në të mësuarit e Kur’anit me mbamendje nga Selma, andaj për këtë sukses gjithashtu i shprehu mirënjohje familjes për mbështetjen që i kanë dhënë vajzës së tyre. Në fund Reis-ul-Ulemaja i dorëzoi Diplomën e hifzit Selma Memetit si dhe një Kur’an, dhuratë për suksesin e arritur. Duanë e kësaj ceremonie e bëri myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, ndërsa programin e hifzit, për disa ditë me radhë, Xhelal ef. Zeqiri.

Comments are closed.