Një delegacion nga Bashkimi Evropian vizitoi BFI-në

Një delegacion nga Bashkimi Evropian vizitoi BFI-në
Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian në përbërje të z. Filip de Ceuninck, Koordinator Regjional në luftën kundë terorizmit, nga delegacioni i BE në Sarajevë dhe z. Tibor Varadi, Këshilltar Politik në Delegacionin e BE në Shkup.
Në fillim efendi Rexhepi prezantoi një pasqyrë trë gjithanshme mbi BFI dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion. Delegacioni në fjalë u interesua si ky Institucion kaq me peshë ka zhvilluar luftën kundër ekstremizmit dhe terorizmit në Maqedoni.
Efendi Rexhpi dha një sqarim të hollësishëm mbi këtë problematikë duke u ndalur në projektin të cilin e ka hartuar BFI “Stop RadTerr”.
Mysafirët mbetën shumë të kënaqur nga shpjegimi në detaje dhe ngelën me shpresë se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë në të ardhmen.
01.02.2016
Shkup

k4

k44

Comments are closed.