Një delegacion francez vizitoi BFI-në

Atasheu administrativ nga Drejtoria për Çështje Strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Francës, Renaud Dorlhiac dhe Sekretari kryesor (i parë) në Ambasadën e Francës në Shkup, Maxime Maurice, vizituan më 15 mars 2011 Bashkësinë Fetare Islame, me ç’rast u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri.
Në këtë takim mysafirëve iu paraqit ‘letërnjoftimi’ i institucionit të Bashkësisë Fetare Islame në RM, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ai, duke i njoftuar edhe me mënyrat e zgjidhjes së tyre. Me theks të veçantë u diskutua edhe për qendrat tona islame në shtetet euro-perëndimore, si dhe për rolin e tyre në ruajtjen e Islamit tradicional, i cili me shekuj praktikohet në RM.
Në anën tjetër, mysafirët u shprehën të kënaqur me takimin, përshëndetën mënyrën se si vepron BFI në këtë drejtim dhe për investimin që bën ajo në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja përmes SHMI Medreseja Isa Beu dhe institucionit shkencor islam Fakulteti i Shkencave Islame.
fra fra2

Comments are closed.