NJ O F T I M

logo

Për :  Muftinitë e BFI në RM, Qendrat islame në diasporë Institucioneve, fetaro-arsimore

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM Ju njofton se në mënyrë tradicionale, me rastin e ardhjes së Kurban Bajramit 1432 H / 2011, organizon tubimin e kurbanave të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blehen dhe theren kurbanat, ndërkaq mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin e Medresesë “Isa Beu” në Shkup. 
Sasia e cila tepron nga nevojat e Internatit të Medresesë do t`u shpërndahet nevojtarëve.
Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 100- euro, ( ose në kundër vlerë të 100 euro ) ndërkaq pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 05 nëntor 2011.

Në fund, lusim All-llahun xh.sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`i shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.

Vesselamu alejkum…
Reisul-Ulema i  BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi

njoftimm

Comments are closed.