انا لله و انا اليه راجعون
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Bashkësia Fetare Islame e RMV me keqardhje informon opinionin e gjerë se sot, më
16.07.2020 (e enjte), në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë
Myftiu i nderuar i Myftinisë së BFI – Kërçovë, njëherësh anëtar i Rijasetit të BFI-së, Haxhi
Murat ef. Huseini, nga f. Shutovë – Kërçovë.
Me këtë rast Bashkësia Fetare Islame e RMV, si dhe kreu i saj, u.d. Reis’ul-Ulema
h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, familjes së merhumit, Myftinisë së BFI-Kërçovë, kolegëve, miqve dhe
dashamirëve u përcjell ngushëllimet më të sinqerta, duke e lutur Allahun (xh. sh.) që merhumin
ta mëshirojë dhe ta merr nën mbrojtjen e Vet.
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt – ti, i kënaqur me atë dhe Ai, i kënaqur me ty!
Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”
Shërbimi për Informim i Rijasetit të BFI të RMV
Comments are closed.