Uncategorized @sq NJ O F T I M By Admin Last updated Jul 16, 2020 Share انا لله و انا اليه راجعون “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” Bashkësia Fetare Islame e RMV me keqardhje informon opinionin e gjerë se sot, më 16.07.2020 (e enjte), në moshën 68–vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Myftiu i nderuar i Myftinisë së BFI – Kërçovë, njëherësh anëtar i Rijasetit të BFI-së, Haxhi Murat ef. Huseini, nga f. Shutovë – Kërçovë. Me këtë rast Bashkësia Fetare Islame e RMV, si dhe kreu i saj, u.d. Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, familjes së merhumit, Myftinisë së BFI-Kërçovë, kolegëve, miqve dhe dashamirëve u përcjell ngushëllimet më të sinqerta, duke e lutur Allahun (xh. sh.) që merhumin ta mëshirojë dhe ta merr nën mbrojtjen e Vet. “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt – ti, i kënaqur me atë dhe Ai, i kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!” Share FacebookTwitterWhatsAppEmail
Comments are closed.