NJ O F T I M

Njoftim Kurbana 2014 Shq (1)Për:

– Muftinitë e BFI në RM

– Qendrat islame në diasporë

– Institucioneve fetaro-arsimore

NJ O F T I M

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM Ju njofton se në mënyrë tradicionale, me rastin e ardhjës së Kurban Bajramit i cili sipas Takvimit është më 04. 10. 2014, organizon tubimin e kurbanave të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blehen dhe theren kurbanat, ndërkaq mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin e Medresesë “Isa Beu” në Shkup.

Sasia e cila tepron nga nevojat e Internatit të Medresesë do t`u shpërndahet nevojtarëve.

Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 120,- euro, (ose në kundërvlerë të 120,- euro ) ndërkaq, pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 03 tetor 2014.

Në fund, lusim All-llahun xh.sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`i shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.

Vesselamu alejkum…

Reisul-Ulema i BFI-së

H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.