Ngrohje për skamnorët

Aksion i Organizatës Humanitare Hilal
Të martën më 12 Shkurt 2013, Organizata Humanitare Hilal ndërmori aksionin e radhës, me ç’rast u bë shpërndarja e drunjve për ngrohje dhe paketa me produkte ushqimore dhe mjete higjienike, të dedikuara për familjen e rrezikuara në Shkup dhe rrethinë.
Meqenëse kjo organizatë humanitare ia ka vënë për detyre vetes që të jetë pranë skamnorëve në kohëra të vështira, ajo në planin e saj ka vendosur edhe aksionin për shpërndarje të drunjve për ngrohje. Me këtë aksion të ndërmarrë ditën e martë, u përfundua me sukses aksioni “Ngrohje për skamnorët”.
Me këtë rast Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, para të pranishmëve shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij aksioni i cili në vete mban një vlerë të veçantë. Mes tjerash ef. Dauti tha: “Falënderojmë Allahun Fuqiplotë si të vetmin furnizues që ne si organizatë po na e mundëson që të realizojmë përgjegjësinë që e kemi marrë, për tu dalë në ndihmë skamnorëve dhe nevojtarëve. Me këtë rast falënderoj muftinitë e BFI-së, imamët, kryesitë e xhamive dhe xhematin në përgjithësi këtu brenda në Maqedoni për kontributin e tyre që ne të realizojmë aksionet tona. Me theks të veçantë falënderoj qendrat tona islame në diasporë gjegjësisht: Unionin e imamëve Shqiptar në Zvicër ne krye me Kryetarin e saj Rejhan ef.Neziri që ndihmuan dhe po ndihmojnë në realizimin e aksioneve tona. Lusim Allahun Fuqiplotë që për kontributin e dhënë, ti shpërblejë me të mirat e kësaj dhe asaj Bote”.
Gjithashtu Kryesia e OH Hilal, ka premtuar se do të vazhdojë me punën e saj duke realizuar aksione të ndryshme edhe gjatë vitit 2013.

Hilal Drunjte IMG_0077 IMG_0079

Comments are closed.