Si një nga ngjarjet më të mëdha në vend, e ka vlerësuar Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, hedhjen e gurrthemelit të fabrikës së makinave elektrike nga Biznesmeni i mirënjohur z. Lazim Destani, në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
Në faqen e tij oficiale, Kreu i BFI këtë veprim e vlerëson si inspirim për të gjithë biznesmenët që duan të investojnë në vendlindje, ku thotë se: “Sot ndodhi ngjarja e madhe. Bisnesmeni i madhë me renome ndërkombëtare Z. Lazim Destani edhe më fuqishëm po i kthehet vendlindjes me investimin e madh, hedhja e gurrthemelit të fabrikës për prodhimin e veturave e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë. Kjo dëshmon edhe njiherë se puna e palodhshme, vullneti i paluhatshëm dhe strategjia perfekte e një personaliteti, siç është Z. Lazim Destani dhe familja e tij, sjellë deri të arritjet madhore siç është fabrika për prodhimin e veturave në Tetovë. Andaj, përveç tjerash është një inspirim i madh për të gjithë, që jetën ta mendojmë gjithë më tepër në vendlindjen tonë me investime të nivelit të lartë. Kjo është dëshmia e atdhedashurisë, patriotizmit, dhe besimi në ardhmëri të vatanit.
Urime të përzemërta dhe Ju prift e mbara Z. Lazim Destani Zoti ju bekoftë.”, shkruan Reisul Ulemaja.
Comments are closed.