Nga veprimtaria botuese e Rijasetit të BFI-së

Doli nga shtypi libri me titull “PYETJE-PËRGJIGJE RRETH HAXHIT”
Në kuadër të përgatitjes për kryerjen e haxhit, Rijaseti i BFI-së botoi librin në format xhepi, me titull: “Pyetje-Përgjigje rreth haxhit” të autorit Jusuf Zimeri.
Siç kuptohet edhe nga titulli i këtij libërthi, përmbajtja e tij ofron njohuri elementare për Haxhin – Kushtin e pestë islam në një metodë praktike përmes pyetjeve dhe përgjigjeve, ku janë të përfshira jo më pak se njëqind e njëzet pyetje dhe po aq përgjigje. Kjo metodologji e shpjegimit është e lehtë dhe tërheqëse për çdo lexues dhe njëherit e bënë prioritare nga shkrimet tjera në gjuhen shqipe kushtuar haxhit.
Po ashtu, rëndësia e këtij libërthi është shumë e madhe, kur dihet se haxhi mbi të gjitha është ibadet, ndërsa për ibadetin e pranuar, jo vetëm esenca (nijeti), por kushtëzohet edhe veprimi. Pra, para çdo adhurimi duhet të përgatitemi psiqikisht, moralisht, fizikisht por edhe me njohuri dhe dije për adhurimin që e kemi për obligim ta kryem. Nisur nga kjo dhe me qëllim që çdo nijetliu për haxh t`i ofrohet mundësia e dijes dhe njohuria për haxhin, Rijaseti i BFI-së mori përsipër që ta botoi këtë libërth dhe t`ua shpërndajë falas haxhinjëve të vendit tonë. Vlenë të përmendet se ky është botimi i dytë i këtij libri, ndërsa tirazhi i këtij botimi është dy mijë ekzemplarë.
Shërbimi informativ i Rijasetit të BFI-së

Comments are closed.