Nga Konferenca “Islami-mesazh i paqes dhe i mëshirës” në Moskë

Nga Konferenca “Islami-mesazh i paqes dhe i mëshirës” në Moskë:

Takime të shumta të Reisul Ulemasë

Sot, me 28.03.2019, në Moskë filloi punimet Konferenca ndërkombëtare“Islami mesazh i paqes dhe i mëshirës”, në organizim të Ligës Islame, me pjesëmarje të liderëve të shumtë fetarë islam, si edhe të shkencëtarëve e dijetarëve të dalluar, politikanëve e aktivistëve të ndryshëm.
Në këtë Konferencë të rëndësishme, pjesë aktive po merr edhe Reisul Ulema i BFI në RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi.
Gjatë kësaj Konference ndërkombëtare, Reisul Ulema pati një takim shumë frytëdhënës me Muhamed Abdulkerim Isa, Sekretar Gjeneral i Ligës Islame i cili u interesua hollësisht lidhur me momentin aktual të Islamit dhe muslimanëve në Maqedoni, si edhe për funksionimin, synimet dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet BFI në RMV. Me këtë rast,Sekretari Gjeneral i Ligës Islame konfirmoi se shumë shpejtë do të vizitojë RMV, në saje të ftesës të cilën ia kishte bërë më heret BFI.
Gjatë Konferencës, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takime edhe me Kryeministrin e Çeçenisë, Muslim Poçijev, me Salin bin Abdullah Humejdi, Imam i Qabes dhe ish Kryetar i Mexhlisit Shura, me Myftiun e Çeçenisë Salih Mexhjev, me Kryepriftin e Tataristanit,me Ambasadorin e KSA në Moskë, Abdurahman Ibrahim Er Resi, me ish Sekretarin e Rabitës shejh Rahmetullah dhe me shumë personalitete tjera.
Konferenca”Islami-mesazh i paqes dhe i mëshirës” do vazhdojë punimet në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.

Comments are closed.