[:al]Këto ditë në qytetin e Mekka po mbahet Konferenca e Ligës botërore Islame RABITA me temë “Uniteti i muslimanëve – rreziku i frakcionimeve të ndryshme dhe ndarësitë”, në të cilën po merr pjesë aktive edhe Kryetari i BFI, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga përgjegjësi për botën arabe Ismet ef. Ademi. Me këtë rast, me 12.12.2018, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës botërore Islame Muhamed Abdulkerim el Isa shtroi darkë për pjesmarësit në Konferencë. Pas darkës solemne në të cilën ishte i ftuar, Reisul Ulema i BFI Sulejman efendi Rexhepi zhvilloi një takim të ndarë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës botërore Islame, me ç’rast u bë fjalë për intensifikim të bashkpunimit mes dy institucionve . Efendi Rexhepi shfrytëzoi rastin për t’i bërë ftesë Sekretarit të Përgjithshëm për një vizitë në Maqedoni të cilën ai me këaqësi e pranoi dhe premtoi se në një të radhme të afërt do të vizitojë Maqedoninë. Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi , gjatë zhvillimitë të Konferencës dhe pas sajë pati takime edhe me disa personalitete të tjera siç janë Suhejl el Gori nga Pakistani, Din Shemsudin nga Indonesia, përfaqësuesi i Konferences Islame në Stamboll, Halid Eren nga Turqia, Abduselam el Abad i-sh Ministër i Vakfit në Jordan dhe përgjegjës për enciklopedinë e Fikhut Islam, si edhe me njërin nga avokatët me të njohur të Arabisë Saudite, Katib bin Fehd esh Shemri. Në fund efendi Rexhepi dha një intervistë për kanalin zyrtar të Ligës Botërore Islame.
[maxgallery id=”10683″][:]
Comments are closed.