NETËT KULTURORE ISLAME 2021
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të shtunën më 24.07.2021 mori pjesë në natën e tretë të aktivitetit që organizoi Myftinia e Shkupit, “Netët Kulturore Islame” ku u promovua vepra e Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, libri me titull “Xhamia, simbol i Shkupit”.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin edhe Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Kryetari i O.H. “Hilal” H. Fadil ef. Ramadani, Prof. Dr. Muzafer Bislimi, zv. drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së, recensenti i librit, Mr. Fati Azizi, redaktori i veprës, dr. Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, hoxhallarë, hafëzllarë e xhemat i Shkupit dhe mysafir nga vendi e nga jashtë.
Në këtë mbrëmje u ndamë MIRËNJOHJE për H. Qani Sinanin, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin dhe shërbimin e tij të pandërprerë dhe të përkushtuar 40 vjeçar si mualim, duke e shndërruar shtëpinë e tij në mekteb ku gjenerata të tëra ndoqën mësim-besimin islam.
Më pas, vijoi ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për nxënësit që fituan tri vendet e para në ‘natën e poezisë’ dhe ‘ilahi islame’ dhe në natën e dytë – Bukurlexim i Kur’anit”.
“Netët Kulturore Islame”- do të mbeten netë të paharrueshme për të gjithë ata që prezantuan përgjatë këtyre tri netëve, ku nxënësit e meketebeve të Shkupit shfaqën shkathtësitë e talentin tyre para publikut.
Respekt i veçantë për mualimët që kanë dhënë kontributin e tyre të madh e të vyer dhe u bënë pjesë e këtij angazhimi që bashkërisht me Myftininë e Shkupit të realizojmë këtë aktivitet.
Comments are closed.