[:al]Nënshkruhet Memorandumi për mirëkupitm në mes të BFI-së dhe KGPT-së së Emirateve të Bashkuara Arabe[:]

[:al]Shkup, 18 janar – Sot, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup u vizitua nga një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga ish-kryetari i Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherit Kryetar i Parlamentit Ndërkombëtar për Paqe dhe Tolerancë, z. Ahmed Al Jarwan, i cili u prit nga Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe nga stafi akademik i Fakultetit. Me këtë rast u diskutuan dhe u rrahën një sërë çështjes nga sfera e arsimit, kulturës dhe qytetërimit islam. Theksi u vu në nevojën imediate për bashkëpunim si dhe për shtrirjen e dorës së përkrahjes për Institucionin e BFI-së e cila me aq ngulm e profesionalizëm përpiqet për ta zhvilluar dhe avancuar jetën fetare islame në vend.
Mu për këtë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe Kryetar i Parlamentit Ndërkombëtar për Paqe dhe Tolerancë, z. Ahmed Al Jarwan, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, me ç’rast spektri i bashkëpunimit të BFI-së zgjerohet dhe shtrihet në më shumë fusha me interes për islamin dhe myslimanët e vendit.[:]

Comments are closed.