[:al]Ankara, 26 prill – Në Ankara, në Qendrën e përgjithshme të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kryetari i kësaj Agjencie, Serdar Çam si dhe Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me projektin e restaurimit të teqesë historike
Me këtë rast, kryetari i TIKA_s, z. Çam ka thënë se kjo marrëveshje erdhi pikërisht në kohën më të duhur dhe më të përshtatshme, ende pa u shembur dhe shkatërruar. Në vazhdim, z. Çam ka shprehur kënaqësinë për vizitën e bërë nga kryetari i BFI-së efendi Rexhepi, ku u bë e ditur se teqeja Arabati Baba është një prej veprave më të rëndësishme, e cila është ndërtuar në mënyrën e një kompleksi.
Më tej Çam njoftoi se: “Pas disa proceseve ka përfunduar përgatitja e disa zgjidhjeve dhe proceseve. Si rezultat i procedurave sot kemi nisur këtë protokoll me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë. Për msulimanët atje dhe për rajonin ajo do të bëhet një prej qendrave më të rëndësishme të Ballkanit dhe Evropës. Ajo gjithashtu do të ofrojë një kontribut për turizmin dhe ekonominë e atjeshme, si dhe do të jetë arsye për vizitën e shumë njerëzve”.
Edhe kryetari i BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi duke shprehur falederimet ndaj TIKA-s dhe ekipit të saj ka theksuar se “TIKA ka kryer shumë punë dhe ka arritur shumë suksese, duke rimëkëmbur dhe përforëcuar kulturën ekzistuese. Shpreh falënderimet e mia ndaj TIKA-s e cila do të kryejë restaurimin e teqesë Arabati Baba, e cila është një vepër shekullore. Me këtë ne po e plotësojmë edhe një kërkesë të kahershme të vetë Presidentit të Republikës së Turqisë, Taip Erdogan, i cili shumë më herët ka shprehur interesim për shpëtimin e këtij objeki me vlera monumentale. Është një krenari për mua që sot po nënshkruajmë këtë marrëveshje. Uroj shëndet dhe forcë presidentit Erdogan. Ne gjithmonë jemi pranë popullit turk” ka vënë në dukje efendi Rexhepi.
[:]
Comments are closed.