Nënëset e Medresesë shembull në çdo aktivitet

Për hirë të ditëlindjes së Pejgamberit a.s.,  Medreseja Isa Beu Paralelja e Vajzave në Tetovë organizoi ekspozitën tradicionale.

Për të bekuar këtë manifestim prezent ishin strukturat më të larta të BFI-së në krye me Shkëlqesinë e tij Reis el Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, Drejtori gjeneral i Medresesë së Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup Fahrudin Ebibi, Myfti të ndryshëm në RM, Kryetarja e Komunës së Tetoves Tetuta Arifi, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”-Shkodër, mysafir special nga Turqia, profesoresha, studente,….nxënëse dhe mysafir të tjerë.

Manifestimi u hap me lexim të Kur’anit lexuar nga  nxënësja e Medresesë. Me këtë rast, me fjalën e vet para të pranishmëve u drejtua Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni H. Sulejman ef. Rexhepi i cili përkujtoi fjalët e Muhammedit a.s “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën”, vërtet arti është pjesë e kulturës sonë. Përgëzoj nxënëset e Medresesë Isa Beu të cilat përskaj mësimeve dhe obligimeve kanë gjetur kohë për tu marrë me një punë tjetër.Po ashtu manifestimin e përgëzoi edhe Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Ibrahim Idrizi ku tha se nxënëset e Medresesë kanë qenë dhe do të jenë shembull për të tjerët në çdo aktivitet.

DSC_0116 DSC_0117 DSC_0119 DSC_0123 DSC_0124 DSC_0126

Comments are closed.