Në Zvicër edhe një gurrëthemel xhamie
Në qytetin Frauendfeld të Zvicrës më datën 10.12.2016 u vu gurrëthemeli Xhamisë së re “Mesxhidi-Nur”. Në këtë ceremoni në praninë e një numrit të madh të besimtarëve mysliman nga qyteti i Frauendfeldit si dhe nga rrethet e tjera, morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Islame në R. e Maqedonisë Reis-ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahi, Drejtori i sektorit për diasporë pranë BFI-Maqedoni Dr. Selver Xhemaili, kryetari i Unionit të Imamëve në Zvicër Nehat ef. Ismaili, Kryetari i komunës së qytetit të Frauenfeldit z. Anders Stokholm, si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamive të Zvicrës. Me rastin e këtij akti madhështorë u zhvilluan dy programe me përmbajtje cilësore.
Programi i parë u zhvillua në vendin ku u vendua gurrë themeli i xhamisë së re, në të cilën përpos fjalëve përshëndetëse të imamit Sami ef. Misimi, kryetarit të Xhamisë “Mesxhidi-Nur”, kryetarit të unionit të imamëve-Zvicër Nehat ef. Ismaili, para të ftuarve fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë H. Sulejman Rexhepi, i cili në emër të organeve të BFI i përshëndeti të pranishmit dhe iu uroj punë të mbarë iniciatorëve të ndërtimit të xhamisë. Ai mes tjerash theksoi që xhamia është vendi ku adhurimi i kushtohet vetëm Allahut madhëriplot, është vendi i paqes nga edhe vetë Islami nënkupton paqe, dashuri andaj edhe përshëndetjen e ka bërë me selam që do të thotë paqe absolute. Xhamia është institucioni në të cilën predikohet paqe, dashuri, unitet dhe respekt të ndërsjellë. Islami parim bazik e ka paqen dhe në asnjë mënyrë nuk mundë të barazohet Islami si paqe me atë që dikush dëshiron të ia hedhë si shpifje ekstremizmin dhe terrorizmin. Të gjithë ata të cilët me sjelljen e tyre mundohen ta prezantojnë islamin në mënyrë ashtu siç nuk është ata ia bëjnë dëmin më të madh Fesë Islame. Në fund të fjalës së tij, Reis-ul Ulema apeloi që të gjithë besimtarët e këtyre trojeve të solidarizohen me xhematin e kësaj xhamie në mënyrë që sa më shpejti të përfundohet ndërtimi i saj.
Ndërsa programi i dytë gjegjësish tribuna kushtuar rëndësisë së ndërtimit të xhamive u zhvillua në sallën më të madhe të qytetit Frauendfeld, ishte një program mjaftë i ngjeshur me këndime nga Kurani Fisnik, ilahi, humor dhe përshëndetje të misafirëve. Fjalë përshëndetëse para të pranishmive mbajti kryetari i BFI-Maqedoni H. Sulejman Rexhepi, Kryetari i komunës së Frauendfeldit z. Anders Stokholm, drejtori i sektorit për diasporë pranë BFI-M dr. Selver Xhemaili, Sekretari i Unionit të Imamve-Zvicër Mehas ef. Alija si dhe të ftuar të tjerë. Ndërsa fjalën e rastit e mbajti muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu ku mes tjerash theksoi që xhamia edhe si një shtyllë kryesore në qytetrimin Islam ka kultivuar pesë parime esenciale për ngritjen e njerëzimit në përgjithës. 1. Nën mësimet e xhamisë u ndërtua parimi i barazisë gjinore, gjegjësisht në xhami u xhvilluan mësimet ku u avancuan të drejtat e gruas. 2. Në xhami u vunë themelet e shkencës dhe diturisë ngase urdhëresa e pare e mësimit Islam është “lexo”. 3. Në xhami u kultivua principi i barazisë në shoqëri, aty mori fundë dallimi në mes të bardhit dhe të ziut, robit dhe zotriut. 4. Nga mësimet e zhvilluara në xhami botës iu mësuan parimet e drejtësisë, dhe 5. Pikërisht në xhami njerëzimi e mësoi rëndësinë e higjienës dhe pastërtisë.
Në fundë të programit u zhvillua edhe një garim i bukur për ta ndihmuar ndërtimin e xhamisë ku përfundoi me një sukses të shkëlqyer.
Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme për organizimin e këtij manifestimi.
Në Zvicër edhe një gurrëthemel xhamie
Prev Post
Comments are closed.