Ne, xhamitë i ndërtojmë në vende të banuara

Gurthemel xhamie në Krushopek – Shkup. Dita më e madhe dhe më me vlerë për banorët e Krushopekut ishte rasti i hudhjes së gurthemelit për ndërtimin e xhamisë së re, këto ishin fjalët e qytetarëve të këtij vendi para fillimit të ceremonis fetare. Në këtë ceremoni morri pjesë Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, por gjithashtu pjesëmarrës ishin Myftitë e Myftinive të BFI-së, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Drejtori i Medresesë Isa Beu, si dhe prefekti i Komunës së Sarajit.

 

Ceremonia e këtij akti solemn u hap me këndimin e disa pjesëve të Kur’anit Famëlartë, ku më pastaj fjalë përshëndetëse kishte Imami i fshatit Krushopek, Sadudin ef. Murati, i cili fillimisht përgëzoi bashkëqytetarët e tij për këtë gurthemel duke vlerësuar se kjo shtëpi e Allahut do të jetë një nga veprat më të mëdha dhe me vlerë për të gjithë ne që marrim pjesë në ndërtimin e saj. Ndërsa, prefekti i Komunës së Sarajit në fjalën e tij përshëndetëse uroi qytetarët e kësaj komune për iniciativën e marrë duke deklaruar se kjo xhami do të jetë në shërbim të shumë gjeneratave në të ardhmen.
Në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef Rexhepi përshëndeti këshillin iniciativ për ndërtimin e kësaj xhamie, Myftitë e Myftinive të BFI-së, udhëheqësit e institucioneve edukativo- shkencore të BFI-së, prefeketin e Sarajit, si dhe qytetarët e Krushopekut.
Në vazhdim H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi fuqishëm këtë vepër të qytetarëve duke dëshmuar se ky gurthemel tani na shpalosi besimin e paluhatshëm dhe vetëdijen e lartë të qytetarëve për ndërtimin e një objekti fetar gjegjësisht xhamis. Në vazhdën e asaj që shprehi citoi një pjesë nga Libri i shenjtë, Kurani, i cili tha se: “Kurani Famëlartë thekson se xhamitë i mirëmbjanë, ndërtojnë, meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë bindje të paluhatur dhe të fuqishme në Allahun Fuqiplotë. Xhamitë i ngritin gjithashtu ata që kanë ndërtuar besimin dhe karakterin e tyre në frymën e pastër fetare Islame dhe kanë idenë se xhamitë janë shtëpi të Allahut. Përmes xhamive janë edukuar dhe do të edukohen në të ardhmen brezat e ri të kësaj shoqërie. Andaj, të tillët sikur që kanë ndërtuar deri më tani, ata edhe më tej do të jenë në shërbim të fesë dhe vatanit”.
H. Sulejman ef. Rexhepi shtoi lidhur me rëndësinë e xhamive se ato ndihmojnë në kultivimin e vlerave shpirtërore, morale e kulturore, si dhe vlerave kombëtare. Për dallim nga Ne, të tjerët ndërtojnë objekte fetare në male dhe kodra. Ne nuk jemi fajtorë pse dikush ndërton objekte fetare në male ku jetën e zhvillojnë kafshët e egra. Por, Ne, xhamitë i ndërtojmë në vende të banuara me njerëz. Feja Islame i ka dhënë vend të veçant shtëpive të Allahut ngase fillimisht aty filloi të ndërtohet shoqëria Islame.
Muhamedi a.s. si pejgamber a njëherit si burrë shtetas xhaminë e shfrytëzoi për edukim të brezave të rinjë, për kuvend dhe qeverisje, lutje dhe adhurim, arsimim dhe shkencë, etj.
Përmes xhamive ai përcolli mesazhet më të fuqishme të Islamit duke ftuar njerëzimin në rrugën e Allahut dhe të drejtë, për të ndërtuar themele të fuqishme për bashkëjetesë ndërshoqërore dhe ndërkulturore. Andaj, edhe ne si BFI me ndërtimin e këtyre objekteve fetare përcjellim porositë më të ndritura që burojnë nga feja e pastër Islame duke promovuar tolerancë, bashkëjetesë, mirëkuptim dhe paqë. Vlerën dhe rolin e xhamive e kuptojnë vetëm ata që ndërtojnë dhe ngritin xhami, andaj për këtë shoqëri i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s thoshte: “ Kush ndërton një xhami, atij si shpëblim do t’i dhurohet një pallat në xhennet.”
Me këtë rast të gjithë ata që janë pjesëmarrës në ndërtimin e shtëpive të Allahu, besoj fuqishëm se Zoti që të gjithëve do t’iu ndërton nga një pallat në xhennet.”- shtoi kreu i BFI-së Bashkësia Fetare Islame gjithmon do të jetë në shërbim të besimtarëve të saj, Ne do t’iu dalim zot besimtarëve dhe do t’i përmbushim nevojat dhe kërkesat të tyre”- theksoi ndër të tjera Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në fund të kësaj ceremonie fetare u këndua një ashere nga Kurani famëlartë, ndërsa duanë e bëri kryeimami i Myftinisë së Tetovës, h. Ejup Selmani.10 9 8 7 6 4 3 2 1

Comments are closed.