[:al]Në UNT u promovuan gjashtë tituj të teologut Zekerija Idrzit[:]

[:al]Sot, në ambientin e Universitetit “Nënë Tereza” u bë promovimi i gjashtë titujve i teologut të mirënjohur Zekerija Idrizit, i cili, përveç që është i njohur si trajtues i mirë i çështjeve fetare, ai tashmë një kohë të gjatë lëvron me sukses edhe shkriume nga sfera e publicistikës por edhe të eseistikës politike, letrare dhe të zhanreve të tjera.

Në mesin e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, si dhe të strukturave udhëheqëse të kësaj vatre arsimore, prezantoi edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, gjithësesi që pati fjalën e vet të rastit.

Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi auditoriumit të respektuar iu drejtua duke nënvizuar fillimisht meritat e pakontestueshme të Zekeria efendi Idrizit në avansimin e mendimit bashkëkohor përgjatë qasjeve publicistike mbi shumë çështjes që e prekin fenë tonë si dhe myslimanët e vendit. Dhe këto problematika autori në fjalë i ka shtjelluar me mjaft sukses sidomos në dy titujt e botuar nga ana e Rijasetit të BFI-së: “FUNDAMENTALIZMI ISLAMIK SI FIKSION DHE MYSLIMANËT ANTIFUNDAMENTALISTË “ dhe “TRADHËTIA ME PROFIL DHELPRE” – megaintervistë me Reisul Ulemanë e BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi. Efendi Rexhepi , në fjalimin e vet, veç të tjerash do të flasë  rreth këtyre dy ditujve duke nënvizuar:  “Shqiptarët, në veçanti ata myslimanë, janë dëshmuar si kujdestarë dhe kultivues të pashoq të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare. Populli shqiptar është unikat në rajon dhe më gjërë për sa i përket kalitjes dhe ruajtjes së kësaj vlere tepër shumë të çmueshme.  Shqiptarët myslimanë kurrë në historinë e tyre nuk pranuan dhe nuk lejuan që të manipulohen në emër të ndjenjave fetare. Ashtu siç qenë bartës të shumë proceseve kombëtare ashtu ngelën edhe bartës dhe kultivues të vlerave të mirëfillta tradicionale dhe autoktone islame. U bënë digë e pathyeshme e rrymave dhe tendencave të ndryshme që u zhvilluan dhe po zhvillohen në emër të feve.

Aradhës kombëtare për mbrojtjen e këtyre vlerave që janë vulë e identitetit tonë i bashkangjitet edhe një “epror” i mendimit bashkëkohor i proviniencës fetare islame, Zekerija Idrizi, i cili në letrat shqipe njihet si një nga intelektualët avangardë në kultivimin  e mendimit islam në gjuhën shqipe. Me profil prej teologu të guximshëm në artikulimin e mendimit të prerë dhe racional, Zekerija Idrizi, më se dy dekada rresht gjendet nëpër mediat e ndryshme shqipe, duke publikuar artikuj që kanë tërhequr një gamë të gjërë lexuesish.

Dorëshkrimi i fundit i Zekerija Idrizit, i cili këto ditë më ra në duar, që nga titulli FUNDAMENTALIZMI ISLAMIK SI FIKSION DHE MYSLIMANËT ANTIFUNDAMENTALISTË, që nga konceptimi publicistik, e deri te ndërtimi me shumë elemente letrare dhe shtrirja e materies brenda kufijve duke targetuar fenomenin e manipulimit në emër të islamit dhe të Krijuesit tonë, Allahut xh.sh., pra, ky dorëshkrim ngërthen një materie e cila të lë pa frymë për nga guximi dhe kapaciteti intelektual si dhe të mbërthen në leximin e saj me një frymë deri në faqen e fundit.

Nga nëntitulli i librit përcillet qartë mesazhi i autorit si dhe shpaloset qëllimi i tij për t’iu qasur punës në realizimin e kësaj vepre. Autori thotë: UNË JAM SHQIPTAR E MYSLIUMAN, NUK JAM FUNDAMENTALIST! Me këtë definicion është thënë gjithçka! Me këtë definicion shpërthen fuqishëm porosia se, ne si komb e si komunitet i gjërë fetar,  intelektualisht do të luftojmë kundër të gjitha tendencave dhe përpjekjeve për të na etiketuar dhe për të na ngjitur prapashtesa pezhorativë të tipit “radikalë islamistë”, “terroristë islamikë”, “fundamentalist islamikë” etj.

Gjithësesi, veç kësaj, autori në mënyrë brilante ka arritur të shpjegojë edhe fenomene që nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame. Me sukses i kundërvihet të gjitha tendencave për ta etiketuar  islamin, ndërsa për këtë qëllim librin e koncepton edhe si një  leksikon të fakteve dhe argumenteve të pamohueshme që flasin për Islamin si fe e paqes, tolerancës, bashkëjetesës, dashurisë dhe përulësisë para Krijuesit të Plotëfuqishëm.

Autori i këtij libri, Zekerija Idrizi, edhe kësaj radhe na befason këndshëm me guximin intelektual, me kulturën e gjërë që e posedon si dhe me kapacitetin e fuqishëm prej teologu të paepur. Gjatë leximit të këtij libri lexuesi do të përjetojë një gjendje solemne të kalitjes së shpiërtërores me një materie që të bën të ndjehesh rehat, i qetë dhe, njëkohësisht, i fuqishëm dhe krenar”, ka theksuar efendi Rexhepi. Ndërsa sa i përket titullit tjetër, megaintervistës, Kryetari i BFI-së ka thënë se “Libri në fjalë, ndonëse ka për subjekt kryesor zbërthimin e trillimeve, shpifjeve por edhe propagandën e ulët që mundohet ta zhvillojë ish-sekretari i BFI-se, Afrim Tahiri, përmes librit të vet të cilës i përgjigjet kjo megaintervistë, megjithatë libri “Tradhëtia me profil dhelpre”, trajton edhe një sërë problemesh të kësaj natyre me të cilat BFI është ndeshur në kontinuitet, por e trajton edhe zhvillimin e jetës fetare islame, këtë sukes gjigant, përkundër të gjitha ndërkëmbëzave dhe intrigave me të cilat u përball Institucioni ynë fetar”, ka përfunduar Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.[:]

Comments are closed.