[:al]Kohë më parë, në Tiranë është mbajtur Konferenca ndërfetare me temë “Planifikimi i Dialogut Ekumenik dhe ndërfetar në Ballkanin Juglindor”, organizuar nga Organizata ndërkombëtare për dialog ndërfetar “Portikicus” nga Vijena.
Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësuas nga Bashkësia Fetare Islame e RM, Myftiu i Gostivarit Prof. Shaqir ef. Fetahu i autorizuari i Reisul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepit. me bashkpunëtorin e tij prof. Jusuf ef. Xheladini, përfaqësuesi i KMSH Dr. Arben Ramkaj, përfaqësues të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë Dr. Prof Besa Ismaili, përfaqësues të Kishës Katolike dhe Ortodokse. Konferenca u realizua në tre seanca. U bisedua gjërë e gjatë dhe mbi të gjitha u sollën konkluzione, sia:
- Dialogu ndërfetar është i nevojshëm dhe tejet i domosdoshëm në këtë kohë të ngatresave të popujve dhe etnive të ndryshme, në veçanti në Ballkanin Juglindor, vend ky i luftërave dhe konflikteve të paharueshme në të kaluarën;
- Dialogu ndërfetar jo që është i mundshëm por edhe dhe detyrë hyjnore për të biseduar dhe zhvilluar dialog me të gjithë;
- Të gjitha religjionet janë të lidhur ngushtë njëra me tjetrën në faktin se ftojnë në besimin e Zotit, vepra të mira dhe besimin në botën tjetër;
- Dialogu ndërfetarë është aktivitet që shpjegon burimisht besimet fetare dhe është ndihmesë e madhe në luftë kundër terrorizmit në emër të besimeve, duke kultivuar bashkjetesë, tolerancë, mirëkuptim, paqje dhe humanizëm;
- Konferencat e këtillë duhet të mbahen edhe në territore tjera si në Maqedoini, Kosovë dhe vende tjera të Ballkanit;
- Bashkësitë fetare islame, e në veçanti BFI e RM ballafaqohet me probleme të vjetra si: mosndërtimi i xhamisë së djegur në Prilep, prezenca e kryqave edhe sot e kësaj dite në Sahat Kullat e xhamive të Prilepit dhe Manastirit prej vitit 2001, mosndertimin e xhamisë në Lazhec, mosrealizimi i plotë i denacionalzimit, fanancimi i Medresesë Isa Beu dhe degëve të saja, etj.
- Konferenca u njoftua me projektin e BFI-e RM me titull “Stop radter” ( Stop radikalizmit dhe terrorizmit) i cili ka marrë përkrahjen e shumë ambasadave në vend si: e SHBA, Holandë, Poloni, Zvicër, OSBE, etj, ndërsa ngë qeveria nuk ka asnjë përgjigje;
- Bashkësia Fetare Islame në krye me Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, edhe në të kaluarën edhe sot e kësaj dite ashpër ka dënuar terrorizmin që thirret në fe, në veçanti në Islam dhe se gjithmonë do të jetë në këto pozicione, etj.
[:]
Comments are closed.