[:al]Në Shkup u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore “Ramazani muaji i Kuranit”[:]

[:al]

Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore me moton “Ramazani muaji i Kur’anit” manifestim ky tashmë tradicional, që zhvillohet në çdo qytet të vendit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, e që organizohet nga Rijaseti BFI-së në bashkëpunim me myftininë e vendit, të premten më 8 qershor,u ndal në qytetin e Shkupit, në xhaminë “Mustafa Pasha”.

Në fillim në emër të Rijasetit të BFI-së të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë në BFI, Dr. Muaz ef. Agushi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën drejtimin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Gjithashtu Dr. Muaz ef. Agushi në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka zhvilluar Rijaseti i BFI-së  në bashkëpunim me myftinitë e saja gjatë këtij muaji.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Shkupi, Mr. Qenan ef. Ismaili, i cili pasi i felenderoi lexuesit, në pika të shkurta foli për rëndësinë e leximit të Kuranit në muajin e Ramazanit.

Me fjalë përshëndetëse para xhematit u drejtua edhe Atashehu për çështje fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Maqedoni, z. Murat Allkan.

Më pas xhemati i pranishëm në xhami patën mundësi të ndegjojnë leximet e bukura Kur’anore nga Mr. Eljesa ef. Asani. Hfz. Abdurahim ef. Murati, Hfz Xhemail ef. Nuhiju si dhe mysafirët Egzon Ibrahimi nga Kosova dhe Orhan Ginker nga Turqia.

[:]

Comments are closed.