Në Shkozet të Durrësit

shkozet 2Inaugurohet Xhamia e re me 4 minare

Kohë më parë, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me ftesë zyrtare qëndroi në Shqipëri, me çrast mori pjesë në ceremoninë madhështore të inagurimit të xhamisë së re në Shkozet të Durrësit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderët fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myfti e imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit. Para të pranishmëve fjalë përshëndetëse mbajti edhe H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, veç të tjerash foli edhe për peshën dhe rolin e xhamive që kanë pasur përgjatë historisë sonë të përgjithshme.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi familjen Bajrami për ndërtimin e kësaj vepre madhështore siç e quajti ai dhe uroi që vepra të tilla të shtohen.

“Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendër sociale model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar. Zoti i shtoftë xhami të tilla”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Aktiviteti i ceremonisë së inaugurimit u përcoll me një program mjaft të begatë e të larmishëm, me këndim kurani, ilahi nga medresistët e Tiranës, etj.

Më prerjen e shiritit të inaugurimit, nga katër minaret e kësaj xhamie kumboi fuqishëm dhe për herë të parë ezani të cilit iu përgjigjën një numër i madh besimtarësh që falën namazin e akshamit.

Vlenë të theksohet se kjo xhami do të mbajë emrin “Riza Bajrami” e cila, ashtu si edhe Qendra Sociale “Nënë Ilmija” u ndërtua nga vëllezërit Bajrami dhe iu dhuruarn Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

foto1

Comments are closed.