[:al]Në qytetin e Manastirit përkujtohet nata e Israsë dhe Miraxhit[:]

[:al]Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me Myftininë e Manastirit, me rastin e Israsë dhe Miraxhit ka organizuar organizoi manifestimin qendror në xhamin Is’hakije.

Programi filloi me këndimin e disa ajeteve Kur’anore nga nxënësi i SHMI “Medreseja Isa Beu” Hfz. Jasin Abdullai, më pastaj fjalën përshëndetëse morri Myftiu i Myftinisë së Manastirit H. Amit ef. Rasimi i cili i përshëndeti të pranishmit dhe shprehu urimet më të përzemërta me rastin e kësaj Natë të Madhe.

Rreth rëndësisë dhe mesazheve që dalin nga kjo Natë ligjëroi Drejtori i sektorit për Diasporë Doc. Dr. Selver ef. Xhemaili, ndërsa në gjuhën maqedone ligjerues ishte Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, i cili në fillim të ligjeratës të pranishmit i përshëndeti dhe i përcolli urimet në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Programin e zbukuruan edhe kori i SHMI “Medreseja Isa Beu” të cilët u paraqitën me disa ilahi në gjuhën shqipe, maqedoni, turke dhe arabe. Në fund programi u përmbyll me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga nxënësi i  SHMI “Medreseja Isa Beu” Arben Emini.

Në këtë manifestim prezentë ishin edhe Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Mr. Qenan ef.Ismaili, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës H. Murat ef.Murati, Myftiu i Myftinisë së Ohërit H. Samet ef.Ajdari, Myftiu i Muftinisë së Prilepit H. Shefket ef. Imeroski, nga Rijaseti i BFI-së, Drejtori i sektorit për kulturë dhe shkencë Dr. Muaz ef.Agushi.[:]

Comments are closed.