[:al]Në prezencë të Reisul Ulemasë familjet Ajeti dhe Ismaili shtrinë dorën e pajtimit – VIDEO[:]

[:al]

Kush më mirë se sa hoxhallaërt mund ta kryejnë me sukses misionin human, fetar dhe, mbi të gjitha, njerëzor, siç është shtrirja e dorës së pajtimit nga ana e familjeve të hidhëruar e të hasmëruar. Hasmëria ndërvëllazërore në islam është vepër armiqësore, e dënueshme dhe e urryer. Në të kaluarën tonë të zymtë, jo të paktë kanë qenë aksionet e hoxhallarëve në eliminimin e kësaj dukurie të shëmtuar duke e luftuar hasmërinë dhe duke lëvizur në çdo vend e xhemat mysliman, për të evituar më të keqen, duke i bindur palët e hasmëruar që shtrirja vëllazërore e dorës së pajtimit është vepër që gëzon çdo pjesëtar të devotshë të islamit.
Kështu, në ditën e sotshme, (7. 04. 2017), para faljes së Namazit të Xhumasë, në Xhamië e Vjetër në Hasanbeg, u shtri dora e pajtimit në mes të familjarëve të familjes Ajeti dhe Ismaili. Në emër të Allahut Fuqiplotë, këtë akt burrërie e kryen përfaqësuesit e familjeve, Metush Ajeti dhe Bektesh Ismaili.
Paraprakisht, deri te ky akt islam që solli pajtimin e përhershmë të këtyre dy familjeve, kishin punuar dhe ishin angazhuar me këmbëngulje një këshill për pajtim i përbërë nga teologë të respektuar si: Fejsal ef. Kadriu, Ferid ef. Selimi, Daut ef. Bajrami, Fatmir ef. Zaimi, si dhe anëtarët e tjetër të këtij këshilli, besimtarë të sinqertë si, Sheqeri Sulusi, Lazim Rexhepi, Basri Bajrami dh Naip Rexhepi.
Ky këshill këtë pajtim e kishin arritur dy-tre ditë më herët por, shtrirjen e dorës e kishin vendosur që të bëht pikërisht në ditën e xhuma. Akti i shtrirjes së dorës nga ana e përfaqësuesve të këtyre dy familjeve, u bë në prezencë të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që këto dy familje përjetë të ngelin faqebardhë, foli edhe për rëndësinë e aksioneve për pajtim, për traditën shqitare në shtrirjen e dorës së pajtimit si dhe për peshën islame që ka një akt i tillë fisnik e burrëror.
“Familjet, individët, ata që janë të hasmëruar dhe shtrijnë dorën e pajtimit, në fakt ata respektojn islamin, respektojnë traditën kombëtare si dhe pragun e shtëpisë e të instituconeve kombëtare. Hasmëria nuk është asgjë tjetër përveç nëpërkëmbje e dinjitetit fetar e kombëtar të një shoqërie. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në arritjen deri te ky akt burrëror, kurse këta dy familjet i bëftë shembull për afrimin dhe vëllazrimin sa më të madh të popullatës sonë. Mos të harrojmë,
Kur’ani i Shenjtë i lavdëron njerëzit të cilët falin, kurse urdhëron që myslimani ta ndrydhë deri në asgjësim, ta përpijë hidhërimin”, ka thënë veç të tjerash Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Në vazhdën e fjalimit të Reisul Ulemasë, edhe referenti i Myftinisë së Shkupit, Fatmir ef. Zaimi, në hutben e xhumasë, ka folur mbi vlerën e vëllazërisë dhe të pajtimit në Islam.
Namazin e kësaj xhumae të paharruar sidomos për familjet Ajeti dhe Ismaili, e fali imami dhe hatibi i xhamisë, Fejsal ef. Kadriu.

[maxgallery id=”5766″]

[:]

Comments are closed.