Në prag të Ramazanit edhe një xhami e re

1222

Shkup, 3 korrik 2013, në mënyrë soleme është lëshuar në përdorim xhamia në fshatin Uji i Kuq të Shkupit, në këtë hapje solemne morri pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejam ef. Rexhepi, muftiu i Muftinisë së Shkupi, h. Ibrahim ef. Shabani, xhemati i vendit dhe më gjërë.
Fjalë përshendetëse kishte myftiu i Shkupit, h. Ibrahim ef. Shabani i cili tha se xhamitë kanë lujatur dhe do të luajnë një rol të veçant në mesin tonë, në xhematin tonë dhe në veçanti tek kategoria më e re e shoqërisë tonë. Xhamiat kanë ndihmuar që të ruhen vlerat fetare dhe si të tilla gjithnjë do të jenë! Në këtë përurim shprehi falënderime deri tek xhemati i vendit dhe gjithë atyre që kishin kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie të Allahut.
Me rastin e lëshimit në përdorim të kësaj xhamie në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi para të pranishmive theksoi se: “ Xhamitë janë institucione ku populli ynë është edukuar dhe ka ndërtuar opinionin dhe qëndrimin se Islami është feja që na mbrojti të kaluarën tonë edhe pse qarqet e ndryshme tentuan të rënojnë gjithë atë që bëri kjo fe në këto hapsira. Deshëm apo jo nga dita në ditë po shtohen xhamiat në vendin tonë, kjo është rezultat i punës së besimtarëve të cilët i ndërtojnë këto objekte fetare pa asnjë lloj ndihme nga shteti, por të gjithë me kontributin e tyre. ”

Comments are closed.