Në prag të Ramazanit edhe një xhami e re

xhamierre

Shkup, 5 korrik 2013 – Në një atmosferë të shkëlqyer dhe solemne, është lëshuar në përdorim xhamia e re në lagjen e Shutkës e quajtur xhamia e Ebu Bekrit. Në këtë hapje solemne mori pjesë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema, H. Sulejam ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm, h. Afrim Tahiri, myftiu i Myftinisë së Shkupit, h. Ibrahim ef. Shabani, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Sejfetin Ersoy, imamë, hafizllarë, xhemati i Shkupit, etj.
Fjalë përshendetëse kishte myftiu i Shkupit, h. Ibrahim ef. Shabani, i cili përuroi dhe falënderoi qytetarët dhe xhematin e lagjës në vend dhe mbarë besimtarët që kishin kontribuar në ndërtimin e xhamisë së re. Shkupit nga dita në ditë po i shtohen xhamitë dhe kështu në prag të muajit më të bekuar të Ramazanit u lëshua në përdorim xhamia e lagjës së Shutkës e cila do të jetë në shërbim të plotë të besimtarëve mysliman të kësaj lagje.
Në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së,  H. Sulejman ef. Rexhepi,  para të pranishmëve tha: “Xhamitë po na shtohen dhe inshallah me ndihmën e Allahut shumë shpejt do të finalizojmë edhe disa të tjera në Shkup dhe në disa qytete të vendit tonë. Deshëm apo jo, ne e kemi obligim t’i plotësojmë kërkesat e xhematit tonë, dhe se nuk ka arsye që dikush të ndjehet i brengosur. Nuk duhet të ketë askush përshtypje ngative ndaj xhamive, ngase ato janë tempuj të shenjtë dhe shtëpi të Allahut. Nga xhamitë gjithnjë janë përcjellur fjalët e Krijuesit të të gjithë botërave, dhe se mesazhet Hyjnore janë të favor të njerëzve për të ndërtuar vlera dhe për të hartuar standarde mbarënjerëzore dhe mbarëshoqërore. Me këtë rast lus Allahun e Gjithmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm që të gjithë ata që kanë ndihmuar në ngritjen gjëgjësisht ndërtimin e kësaj xhamie Allahu t’i shpërblen dhe t’i bekon.”

Comments are closed.