Në prag të Fitër Bajramit

1080479_10201799772019112_95622706_nNdihmohen 400 familje

 

Janë shpërndarë mbi 400 pako dhe janë ndihmuar po aq familje gjatë një aksioni humanitarë i OH HILAL në bashkëpunim me Unionin e imamëve në Austri. Pakot me ushqim i kanë shpërndarë kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti dhe kryetari i Unionit të imamëve të Austrisë, Vahedin Beluli. Dauti me këtë rast tha se është përpjekur që në shpërndarjen e këtyre ndihmave të përfshijë të gjitha kategoritë e nevojshme për t’i ndihmuar para Festës së Bajramit, duke i falënderuar edhe donatorët që i janë bashkëngjitur kësaj ndihme, në fakt Unionin e imamëve të Austrisë të cilët iu përgjigjën në vepër thirrjes së OH Hilal për të ndihmuar skamnorët . “Jemi sot që bashkërisht me kryetarit e Unionit të imamëve Vahedin Belulin, që të shpërndajmë pako humanitare për këtë shtresë të shoqërisë, e cila është e ballafaquar me probleme sociale. Jemi këtu që ta ndajmë këtë ditë të shenjtë që të jemi krah tyre që edhe dita më e shenjt e këtij muaji do të jetë e shtruar me begati”, theksoi Dauti, falënderuar për kontributin por edhe përkrahjen e dhënë për të gjitha nismat humanitare, nga ana e Unionit të imamëve në Austri. Ai bëri të ditur se bashkëpunimi i këtillë pozitiv mbretëron edhe me qendrat tjera islame në diasporë dhe në të ardhmen pritet shumë aksione humanitare të këtij lloji. Në anën tjetër Vahedin Beluli ka uruar besimtarët musliman për muajin e Ramazanit duke ju uruar ibadet të pranueshëm ndërsa ka cilësuar Oh Hilal dhe BFI-në e Maqedonisë si adresa e saktë se ku duhet të sillen ndihmat humanitare që mbildhen në Evropë dhe Amerikë nga ana e gurbetqarëve tanë atje. “Ky aksion humanitarë do të jetë edhe pika kyçe e një bashkëpunimi më të frytshëm në të ardhmen mes qendrave islame në perëndim dhe BFI-së së Maqedonisë nëpërmes OH Hilal”, theksoi Beluli.
1081599_10201799786019462_1438781318_n 1081999_10201799785979461_1336790114_n

Comments are closed.