Në ngushëllime te familja që humbi 7 anëtarë

Në ngushëllime te familja që humbi 7 anëtarë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorë, më 6 mars, 2020, pas namazit të xhumasë, ka shkuar për ngushëllime te familja që humbi 7 anëtarë në Rramanli të Kumanovës. Familja para disa ditësh kishte pësuar një fatkeqësi të madhe nga shpërthimi i bombolës së gazit, me ç’rast 10 veta kanë pësuar, 3 prej të cilëve fëmijë. Në spital i shërojnë plagët edhe 3 veta.
“Kjo që i ka ndodhur familjes tuaj – ka thënë Reis’ul-Ulemaja – është caktim i Zotit dhe duhet të bëjmë durim. Për ata që kanë vdekur, lutemi që Allahu (xh. sh.) t’i shpërblejë me Xhenet. Ata e kanë gradën e Shehidit.”
Përfaqësuesit e BFI-së po ashtu janë lutur për shërimin e 3 familjarëve që gjenden në spital dhe kanë uruar që, së paku, ata të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre pas fatkeqësisë së rëndë.
Me një ashere nga Mustafa ef. Dauti dhe nje dua nga Muftiu i Shaqir ef. Fetahu duke lutur Zotin për durim dhe falje.

Comments are closed.