NË MESIN E BESIMTARËVE NË RASTE DHIMBJEJE

Të hënën më 15.08.2022, pas dite deri në mbrëmje Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, respektoi me ngushëllime familjet që humbën të afërmit e tyre.

Në Muftininë e Kumanovës në emër të BFI e RMV i shprehën ngushëllime teologut të mirënjohur, përndryshe imamit të Xhamisë qendrore në Kumanovë Hoxhë Nazmi ef. Muadinit, me rastin e ndërrimit jetë të bashkëshortes së tij.

Imam Nazmi ef. Muadini tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe besimtarëve në pozicion të imamit, anëtar i Myftinisë dhe i Kuvendit të BFI e RMV.

Më pastaj, delegacioni i BFI i udhëhequr nga Reisul Ulemaja vizituan familjen Dauti në Likovë, me rastin e ndërrimit jetë të Jonuz Dautit. Familjes së ngushtë të Z. Ejup Dautit i shprehën ngushëllime dhe falënderime për pritjen e bërë.

Në këto dy vizita ngushëllimi Kreun e BFI të RMV e shoqëroi Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri me bashkëpunëtorët e tij.

Në Shkup delegacioni ngushëlloi H. Shaban ef. Ahmetin, edukator në SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup me rastin e ndërrimit jetë të nënës së tij. I falënderuan për pritjen dhe u shprehën ngushëllime të thella.

Të tri familjeve u dëshiruan që Allahu fuqiplotë t’ju jep durim të pashoq, ndërsa merhumëve – të ndjerëve t’ju falë Xhennetin e amshueshëm.

BFI E RMV e ka emanet që të respektoj besimtarët, së pakti aty ku ka kohë dhe mundësi në momentet e dhimbjes, po edhe të gëzimit me qëllim që të gjendet në mesin e besimtarëve.

 

Comments are closed.