NE MESIN E BESIMTARËVE NË QENDRËN ISLAME NË SHLIRËN TË ZVICRËS.

Edhe një vizitë të rëndësishme në Shlirën të Zvicrës, ia kushtoi Kryetari i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai xhematit të mirënjohur të kësaj qendre, që bënë përpjekje maksimale për të pasur një Qendër Islame për besimtarët dhe nevojat e tyre fetare dhe shpirtërore.
Ishte kërkesë e Kryesisë në krye me Kryetarin e saj H. Muhamed Ibrahimi që Kreu i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ta vizitonte këtë qendër dhe të ndante disa çaste me xhematin e kësaj qendre gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit.
Reisul Ulemaja në fjalimin e tij drejtuar besimtarëve, përshëndeti aktivitetet e tyre duke ju uruar dhe dëshiruar suksese të reja.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Dr. Abdulkerim Iseni, Shef i Kabinetit, i cili e shoqëronte Reisul Ulemanë në këtë vizitë, ne të cilën patën mundësinë që të takojnë edhe shumë aktivistë që e themeluan këtë Qendër si: Haxhi Ahmeti, Z. Kasami, Z. Uzeiri, e të tjerë, të cilët ia shtuan kënaqësinë çasteve të ndara me xhematin e kësaj qendre.

Comments are closed.