NE MESIN E BESIMTARËVE NË LUCERN, GEBENSTORFIT KROJSLINGEN DHE UETCIKON TË ZVICRËS
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, që viziton Zvicrën, me në Krye Reisul Ulemanë e BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me datë 14.04. 2022, vizitën e parë e bënë në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Kantonin e Lucernit në Xhematin e Xhamisë ” Uniteti” bashkë me Kryetarin e KMSH të Zvicrës H. Hfz. Mehas Palija dhe Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor për çështje fetare.
Gjatë vizitës, Delegacioni i BFI pati një pritje të ngrohtë vëllazërore nga besimtarët tanë në krye me Kryetarin Z. Muamer Baftijari dhe Imamin Z. Xhabir ef. Emini.
Pas Iftarit, menjëherë filloi realizimi i Tribunës fetare ku tubimin e përshëndeti Kryetari i KMSH për Zvicër H. Hfz. Mehas ef Alija duke uruar të pranishmëve muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa Reisul Ulemasë mirëseardhje në mesin e bashkatdhetarëve të Zvicrës, njëherit informoi besimtarët për punën e madhe që bënë Komuniteti musliman i shqiptarëve në organizimin e jetës fetaro islame.
Një shpjegim të bukur vlerave të Ramazanit i dha ligjërata e Prof. Jusuf ef. Zimerit, ndërsa pas tij, e mori fjalën Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në fjalën e tij të rastit shprehu falënderimet e përzemërta për besimtarët tanë, si dhe i informoi për të arriturat dhe punën e BFI dhe organeve të saja, si roli i organizimit të besimtarëve në Diasporë, e në veçanti në Zvicër.
Me rastin e kësaj vizite u ndanë edhe mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe dedikimin e palodhshëm në shërbim të Islamit.
Anëtarët tjerë të delegacionit të BFI u shpërndanë nëpër qytete tjera, me qëllim që të vizitojnë sa më shumë xhemate të bashkatdhetarëve tanë. Me këtë rast, Dr. Abdulkerim Iseni – Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë vizitoi xhematin e Gebenstorfit, Dr. Selver Xhemaili – Drejtor për Diasporë në Rijasetin e BFI, vizitoi xhematin e xhamisë në Krojslingen, ndërsa Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Myftinisë së BFI Strugë, vizitoi xhematin në në Uetcikon, ku janë pritur në mënyrën më të mirë, nga këta xhemate. Delegacioni shpreh haptazi falënderimin për organizimin e mirëfilltë dhe ambientit fetar gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.
Comments are closed.