Në mënyrë solemne filloi viti i ri akademik 2015/2016 në FSHI

Në prani të Kryetarit të BFI-së, Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepit, dekanit të Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e RM-së, z-tri. Abdilaqim Ademi, kryetarit të Kuvendit të BFI-së, drejtorit të Medresesë Isa Beu- Shkup, Muftive të Muftinive të BFI-së, profesorëve, studentëve dhe musafirëve të tjerë u mbajt ceremonia solemne e fillimit të vitit akademik 2015/2016.

Pas interpretimit të disa ajeteve Kuranore nga apsolventi i FSHI-së, Seid Imeri, filloi programi i ceremonisë. Fjalë rasti para të pranishmëve kishin dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi, Ministri, z-tri. Abdilaqim Ademi dhe kryetari i BFI-së, ekselenca e T’ij, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili njëherësh bëri edhe hapjen e vitit të ri akademik.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, të gjithë të pranishmëve Ju falenderoj për pjesëmarrjen me rastin e shpalljes zyrtare të hapur të vitit akademik 2015/2016. Uroj mirëqenie, punë të palodhshme, aktivitete të bujshme dhe shumë suksese. Dekani në mes tjerash shtoi se, ajo që e karakterizon këtë manifestim, i cili më veç është tradicional me rastin e fillim-vitit, është fakti se këtë vit, po startojmë me programin e ri të akredituar. Ndërsa nga ana tjetër prezenca fizike e Reisul ulemasë dhe e Ministrit Ademi, në mesin e funksionarëve të tjerë të lartë të BFI-së, e bën këtë fillim-vit edhe më madhështor.

Gjatë fjalës së rastit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z-tri. Abdilaqim Ademi, theksoi se ky fakultet është shembull në rajon dhe më gjerë dhe pas akreditimit të tij studentët tanë nuk do të kenë nevojë të shkojnë për studime jashtë shtetit. Po ashtu Ministri Ademi, theksoi se nga ky vit kemi filluar me financimin e këtij fakulteti në vlerë prej 65 mijë euro, ndërsa nga viti i ardhshëm planifikojmë që të financohet me 100 mijë euro.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, h. Sulejman ef. Rexhepi, para të pranishmëve theksoi se Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame i R. së Maqedonisë është institucioni që themeloi Fakultetin e Shkencave Islame këtu në Shkup. Me akreditimin e këtij fakulteti nga ana e Këshillit për Akreditim dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fakultetit të Shkencave Islame i është siguruar pozitë e barabartë me fakultetet tjera ekzistuese në vend.

Kam kënaqësi të veçantë që sot me rastin e hapjes së viti akademik 2015/2016, këtu në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërlidhen jo vetëm hapja e vitit të ri akademik, por edhe ndarja e diplomave të para të këtij fakulteti, diploma me të gjitha standardet, nuk do të thosha vetëm për Maqedoninë por me standarde ndërkombëtare, gjithashtu edhe shpërndarja e indeksëve për studentët e vitit të parë, shtoi h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Në përmbyllje të programit u bë edhe shpërndarrja e indeksëve për studentët e posa regjistruar dhe ndarja e diplomave për studentët e diplomuar në FSHI, prej datës 07.07.2011 deri më 15.09.2015, që gjithsej janë 35 të diplomuar.

Në fund të ceremonisë së organizuar për musafirët ishte përgaditur një koktej rasti.

Programin e ceremonisë e udhëheqi Sekretari i FSHI-së, Mr. sc. Argëtim Saliu.

fshi1 fshi2 fshi3 fshi4 fshi5

Comments are closed.