[:al]Në Manastir u mbajt “Mbrëmjet Kur’anore – Ramazani muaji i Kur’anit”[:]

[:al]Manastir, 27 maj – Në xhaminë  “Is’hakije”, në një atmosferë festive, para një numri të konsiderueshëm xhematlinjësh, u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit”, manifestim ky tradicional që organizohet nga Rijasetit të  BFI në bashkëpunim me Myftinitë e vendit. Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, Mr. Eljesa ef. Asani si dhe Hfz. Jasin Abdullai.

Pasi mbarimit të programit, në emër të Rijasetit të BFI-së të pranishmëve iu drejtua  Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit.

Më pas Muaz ef. Agushi në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së  në bashkëpunim me myftinitë e saj që do të realizohen gjatë këtij muaji.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi, i cili pasi i felenderoi lexuesit për performancën e tyre të shkëlqyeshme, në pika të shkurta foli për rëndësinë e leximit të Kuranit në muajin e Ramazanit.

Mbrëmjet Kuranore do të vazhdojnë ditën e enjte, më 31. 05. 2018/ 16 Ramazan, me fillim nga ora 21:30, në Xhaminë e Re në Kumanovë.

[maxgallery id=”9131″][:]

Comments are closed.