[:al]Në Kumanovë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore të organizuar nga Rijaseti i BFI-së[:]

[:al]Kumanovë, 31 maj – Në “Xhaminë e Re”, në një atmosferë festive, para një numri të konsiderueshëm xhematlinjësh, u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit”, manifestim ky tradicional që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e vendit. Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz Jetmir Zendeli, ish-mederesant, tani student në studimet postdiplomike në Universitetin Islamik Ndërkombëtar në Kuala Lumpur të Malajzisë, Hfz. Jasin Abdullai, maturant në Medresenë “Isa Beu” të Shkupit, Ismet Selimi, maturant në Medresenë “Isa Beu” të Shkupit dhe Arben Emini, nxënës në vitin e tretë në Medresenë “Isa Beu” të Shkupit.

Pasi mbarimit të programit, në emër të Rijasetit të BFI-së të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit. Tutje, Muaz ef. Agushi nuk la pa e nënvizuar traditën e kumanovarëve të cilë tashmë janë dëshmuar si kontribues të rregullt e të disiplinuar për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore të BFI-së, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe SHMI “Medreseja Isa Beu”. Efendi Agushi, gjithashtu, në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saj që do të realizohen gjatë këtij muaji.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, i cili pasi i felenderoi lexuesit për performancën e tyre të shkëlqyeshme, në pika të shkurta foli për rëndësinë e leximit të Kuranit sidomos në muajin e Ramazanit. Po ashtu, efendi Imeri kërkoi që xhemati i Kumanovës të vazhdojë edhe më tej të ndihmoi Medresen Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame, të cilat, siç u shpreh myftiu janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të jetës fetare islame te ne. Programin e hapi dhe e moderoi imami i kësaj xhamie Mr. Elejasa Mahmudi.

Karavani i Mbrëmjeve Kuranore do të vazhdojë ditën e diel, më 03. 06. 2018/ 19 Ramazan, me fillim nga ora 21:30, në Xhaminë e Sahatit në Gostivar. Ju mirëpresim[:]

Comments are closed.