NË KAMNIK U HODH GURËTHEMELI i XHAMISË -TEARCA ME XHAMI TË RE

2 - Nga vënia e gurit themeltar në Kamnik të Hasanbegut

Shkup, 25 qershor- Sot, në lagjen Kamnik të Hasanbegut të Shkupit, në prani të njuë numri të madh të muslimanëve të vendit, Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, hodhi gurin themeltar të xhamisë së re. Me këtë rast, Reisul Ulemaja foli mbi rolin e xhamisë përgjatë historisë si dhe mbi sevapet për të gjithë ata që bëhen shkaktar për ndërtimin e një objekti fetar por edhe pë rata që ndajnë nga kafshata e gojës për ta ndërtuar një xhami.

Po ashtu, gjatë ditës së sotshme, në Tearcë të Tetovës, në praninë e shumë muslimanëve, përfaqësuesve fetarë, përfaqësuesve lokalë të vendit por dhe të strukturave të ndryshme shoqërore, në mënyrë solemne u lëshua në përdorim xhamia e re e fshatit. Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt solemn si dhe duke i falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre deri në përurim të kësaj xhamie, H. Sulejman ef. Rexhepi, veç të tjerash, nënvizoi peshën historike që kanë xhamitë dhe për domethënien e tyre në ditët e sotshme.

“Me lejoni që në emër të BFI-së në RM dhe në emrin tim personal të gjithëve t’ju përshendes me përshëndetje islasme – esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Të ndeuar vëllezër, kam kënaqësinë e veçant që jam këtu, në mesin tuaj, në Tarcë ku po hapim edhe një tempull të shenjtë, një Shtëpoi të Zotit, e cila, pa dyshim që do ta luajë rolin e vet në kultivimin e brezave duke i ngritur shpirtërisht, fetarisht, në aspekt kulturor, kombëtare etj”, i drejtua të pranishmëve H. Sulejman ef. Rexhepi, për të vazhduar pastaj: “Si zakonisht, sa herë që prezasntoj në të tilla manifestime ndjej një kënaqësi shumë të madhe. Për më tepër kësaj radhe, sepse jemi edhe në prag të Muajit të Bëekuar të Ramazanit. Këto ditë kemi hapur me dhjetra xhamia, kemi hedhur gurthemelë për xhami të reja, këtu në trojet tona etnike, në atrdheun tonë që quhet Maqedoni.

Më lejoni të sjell këtu një përjetim të freskët dhe ta ndaj me ju. Këto ditë mora pjesë në hapjen e një xhamie shumë të bukur, në Shkozet të Durrësit. Ishte kënaqësi e veçantë, sepse për herë të parë përuruam një xhami në Shqipërit të ndëruar nga vëllezër, nga tre vëllezërit Bajrami, të cilët, për shpirtin e prindërve të tyre, kishin bërë nijet të ndërtojnë nje kompleks ku përveç xhamisë kishin ngritur edhe objekte të tjera përcjellëse të karakterit social e kulturor. Xhamia mban emrin e babait të tyre, “Ramiz Bajrami”. Pritet që një xhami e tillë aq grandioze do të nis edhe në Tiranë, kjo do të ndodhë edhe në Prishtinë. Ju garantoj se në Shkup do të ngrisim një xhami edhe më të madhe. Muslimanët tanë kanë kontribur me kafshatën e bukës, duke e sfiduar veten dhe pasurinë e vet, prandaj ne në Maqedoni sot kemi mbi 700 xhami. Dikujt i duket rrezik kjo punë, ka shuëm shpirtra të acaruar, të satanizuar, të djallëzuar dhe i frikohen xhamive. Nga xhamia nuk vjen e keqja, në xhami përmendet emir i Allahut, lexohet Kur’ani, bëhet apeli i paprajshëm për tolerancë, për dashuri, për harmoni, për humanitet, për mirëkuptim në një ambient multietnik, multifetar e multikulturor. Islami nuk është i sotit. Islami në nënqiellin tonë institucionalisht funksionon tash e 640 vjet. Mua më shqetëson fakti që ka do fetarë të rinj që në gjuhën maqedone u thonë “novoverci” dhe në hapësirën tonë kërkojnë të bëjnë “davet”, “thirrje në islam”. Kush janë ata që mendojnë se ne nuk qenkemi në islam dhe se duhet të na thërrasin ata? Tearca nuk thirret në islam, le të shkojnë në Vratnicë e le të thirrin në islam. Tearca tash e qindar vite është në Islam. Të thërrasësh në davet në një hapësirë islame, do të thotë të thërrasësh në përcarje. Ne insistojmë të ruajmë bazamentin e islamit tonë, dhe kjo nuk do të thotë se nuk jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfidat e kohës. Nuk lejojmë të bastardohet kultura shekullore osmane. Të gjithë në atë kohë kemi qenë osmanlinjë, sepse ndër ne Perandoria Osmane jetoi mbi 500 vjet. Nuk ishte Perandoria vetëm e turqve por e të gjithë muslimkaneve. Prandaj, duke e ruajtur identitetin tonë kombëtar, diversitetin tonë kulturor që e kemi begati të paçmueshme

shpirtërore. Të fala u nisim të gjithë atyre që mendojnë të predikojnë islam të ri, të ikin sa më larg nga ne, sepse do t’i mallkojë zoti”, ka nënvizuar efendi Rexhepi. Në vazhdim, Kryetari i BFI-së foli për ndershmërinë e muslimanëve autoktonë si dhe të hoxhallarëve të vendit.

“Ja, e shikoni se si hapim vazhdimisht xhami, brez pas brezi kemi inaguruar xhami. Le të dijnë të gjithë se xheneti është i thurrur, nuk mund të hyjë secili aty, ndërsa xhehenemi është i hapur, aty mund të hyjnë kushdo. Vetëm me punë të hajrit e me ndershmërti e me devotshmëri mund të hyhet në xhenet. Unë nuk lejoj që dikush të thotë se po bëj dave në Tearcë. Kjo është e papranueshme, është mashtrim nga ata që janë të paguar, që janë mercenarë. Të tillët nuk na duhen, sepse, elhamdulilah, ne përjetë kemi pasur ulema në këto troje që i kanë bërë rezistencë armikut edhe atëherë kur është shkelur dinjiteti fetar por edhe atëherë kur jemi shkelë si komb. Unë mburrem me kolegët e mi që veprojnë nën ombrellën e BFI-së, nuk ka forcë që mund të na e imponojnë dikush ideologjinë e vet, apo “fenë e vet” të re. Të tillët e kanë të ndaluar që të futen në xhamitë tona, në të cilat me shekuj e kultivojmë islamin tonë që sot na bën të ndjehemi krenar me përgatitjen tonë shpirtërore.

Muftiu i Tetovës, efendi Esati, pak më parë solli këtu hadithin e Pejgamberit a.s. i cili thotë; “Të gjithë ata që marrin pjesë në ndërtimin e një xhamie, në xhenet do të shpërblehen me pallate.” A ka dhuratë më të madhe për ne se sa kjo që e komunikuam këtu e që është fjalë e Pejgamberit a.s.?

Në emrin tim personal dhe në ermin e organeve të BFI-së, ju ruroj këtë xhami të bukur dhe ta ruajmë të gjithë, së bashku, si sytë e ballit. Duhet të jemi të kujdeshëm, ashtu siç na ka hije si muslimanë, me traditë, dhe t’i mbrojmë xhamitë tona. Na qoftë për hajër kjo xhami grandioze. Bashkësia Islame po begatohet edh eme një tempull të shenjtë. Duke marrur parasysh se jemi edhe në prag të Muajit të Ramazanit, me lejoni që t’ua uroj këtë muaj të shenjtë, këtë muaj që dallon nga muajt e tjerë. Allahu i shpërbleftë të gjitha ata që kanë dhënë kontribut që sot të festojmë këtë ditë duke e përuruar këtë xhami kaq të bukur.”, than ë fund të fjalës së vet H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e inagurimit të xhamisë së re në Tearcë të Tetovës.

 Nga vënia e gurit themeltar në Kamnik të Hasanbegut
2 - Nga vënia e gurit themeltar në Kamnik të Hasanbegut

– Detaj nga hapja solemne e Xhamisë së re në Tearce
3 - Detaj nga hapja solemne e Xhamisë së re në Tearce

– Nga Xhamia e re në Tearce
4 - Nga Xhamia e re në Tearce

Comments are closed.